GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sërish ndryshime ne formatin e Champions League? Çfarë pritet

16:34 - 02/06/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fitorja e Champions League nga PSG ka trazuar jo pak ujërat në futbollin Europian. Francezët arritën që të kurorëzonin me sukses një aventurë që në fazën e grupeve dukej thuajse e pamundur.

Përfundimi në vendin e 15-të në një fazë me 36 ekipe u përkthye në kualifikim tepër të mundimshëm për skuadrën e teknikut, Luis Enrique. Kjo ka shkaktuar pretendime të shumta nga protagonistët. Arsenal ka shprehur shqetësimin në UEFA për formulën e aplikuar.

Aktualisht, avantazhi vendoset me short të rastësishëm pas raundit të 16-tave për shkak të preferencës së UEFA-s për një “short të hapur”, që do të thotë se skuadrat që kanë performuar më mirë në fazën e grupeve duhet të luajnë në stadiumin e tyre ndeshjet e para çerekfinale dhe gjysmëfinale. Sipas BILD kjo penalizon skuadrat e renditura më poshtë dhe UEFA po mendon që të ndryshojë formatin.

Klubet që pozicionohen midis tetë ekipeve të para në renditje pas fazës së grupeve dhe kualifikohen direkt në raundin e 1/8 do të marrin shpërblim shtesë në të ardhmen. Këto skuadra do të luajnë ndeshjet e dyta të raundeve eliminatore kundër ekipeve të renditura më poshtë në stadiumin e vet pasi kjo më parë vlente vetëm për raundin e 1/16-ave.

Miratimi përfundimtar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s konsiderohet një formalitet. Sa i përket PSG, pavarësisht se patën avantazhin e fitores në shtëpi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, francezët udhëtuan drejt stadiumit “Anfield” të Liverpoolit dhe “Villa Park” të Aston Villas për ndeshjet e kthimit, në rrugën e tyre drejt triumfit të parë evropian.

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26 do të fillojë më 16 shtator.

Etiketa: ChampionsChampions League

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Shpërthen Etna në Itali/ Tymi mbulon ishullin, turistët largohen me vrap (Video)

Shpërthen Etna në Itali/ Tymi mbulon ishullin, turistët largohen me vrap (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com