GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sevilla zyrtarizon rikthimin e “Kapitenit të Madh”

18:10 - 04/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sevilla zyrtarizon rikthimin e “Kapitenit të Madh”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sergio Ramos i është bashkuar zyrtarisht Sevillas. Qendërmbrojtësi legjendar nënshkroi një marrëveshje afatshkurtër me klubin e La Ligës.

Ai refuzoi ofertat nga Al Ittihad dhe Galatasaray, vetëm që t’i bashkohet klubit ku u bë i njohur.

🎥 @SergioRamos vuelve a casa. ⚪️🔴#WeareSevilla pic.twitter.com/eeJ0l40fFM

— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) September 4, 2023

Veterani kthehet në klubin e tij të fëmijërisë dy vjet pasi u largua nga Spanja. Ai ishte pjesë e Sevillas nga viti 1996 deri në 2005 para se t’i bashkohej Real Madridit (transferim që i tërboi tifozët e klubit andaluz).

Sergio Ramos bëri 671 paraqitje mbresëlënëse për Real Madridin, duke shënuar 101 gola dhe duke regjistruar 40 asistime.

🖊️ @SergioRamos regresa 18 años después al #SevillaFC. ⚽️4⃣

¡Bienvenido, Sergio!#WeareSevilla #NuncaTeRindas

— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) September 4, 2023

Me klubin mbretëror, u bë “El Gran Capitan”, duke e udhëhequr klubin, pas marrjes së stafetës nga legjendari Iker Casillas, drejt sukseseve madhore në Europë dhe botë, gjithmonë duke dhënë maksimumin për klubin më të mirë të botës.

Pas përfundimit të aventurës në kryeqytetin spanjoll, Sergio Ramos, luajti për dy sezone me Paris SG, klub me të cilin fitoi dy kampionate franceze si dhe një Superkupë të Francës.

Pasi nuk rinovoi kontratën me transalpinët, Ramos firmosi si një lojtar i lirë me Sevillan, klubi i fëmijërisë së tij, ku shpreson t’i bëjë mbylljen e bukur një karriere fantastike. Një nga ndeshjet speciale që pritet të luajë këtë sezon, do jetë ajo e 22 tetorit në kampionat kundër Realit të Madridit.

Etiketa: sergio ramossevilla

Lajme të lidhura

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës
Breaking Views

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues
Breaking Views

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Para
Vritet futbollisti i Panamasë

Vritet futbollisti i Panamasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

Lexo më shumë
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com