GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sfida me COVID-19, Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të humbin statusin e vendeve të sigurta

16:38 - 07/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfida me COVID-19, Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të humbin statusin e vendeve të sigurta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sfida me armikun e padukshëm COVID-19 që ka zaptuar për më shumë se dy vite shoqërinë globale vijon, ndërsa si pasojë e shtimit të rasteve gjatë mujave të fundit Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të humbin statusin e vendeve të sigurta.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet e saj brenda BE-së se, Presidenca sllovene e Bashkimit Evropian i ka përfshirë këto vende në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet në territorin e Bashkimit Evropian.

Për këtë çështje do të diskutohet të mërkurën (8 shtator) nga ana e ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Nëse ata vendosin pro kësaj mase, atëherë qytetarët e këtyre dy vendeve nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë pa kufizime në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

BE-ja e përditëson çdo dy javë listën e vendeve të sigurta dhe atyre jo të sigurta.

Vendimet e saj i bazon në të dhënat për numrin e të infektuarve me koronavirus për kokë banori, dhe Shqipëria, bashkë me Serbinë, kanë shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike.

Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e COVID-19 në këto vende.

Pavarësisht vendimit, Këshilli i BE-së tha se shtetet anëtare mund të vendosin rregulla të veçanta se si do t’i trajtojnë njerëzit e vaksinuar nga këto vende.

Një shtet mund të përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së nëse regjistron 75 raste pozitive të koronavirusit për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Çdo shifër më e lartë, i vendos ato në kategorinë e vendeve jo të sigurta.

Kufizimet e udhëtimit për shtetasit e të ashtuquajturve vende të treta u shpallën nga BE-ja në pranverën e vitit 2020./ REL

Etiketa: Covid-19SerbiShqiperi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Shqipëria merr pjesë në konferencën antimafia në Itali, 2 mln euro për të luftuar mafian në Evropë

Shqipëria merr pjesë në konferencën antimafia në Itali, 2 mln euro për të luftuar mafian në Evropë

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com