GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sfida me Vllazninë, Shehi: E kemi rival për titull

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sfida me Vllazninë, Shehi: E kemi rival për titull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të dielë në orën 16:45 Vllaznia do të ndeshet me Tiranën në ‘Loro Boriçi’ për javën e shtatë të Superligës.

Duke folur në prag të kësaj sfide trajneri i ‘Bardhebluve’, Orges Shehi është shprehur se shkodranët i sheh si rivalët më të mëdhenj për titullin kampion të këtij sezoni.

Teksa nuk harroi të theksonte se skuadra e tij është në një formë shumë të mirë dhe vjen pas fitores së derbit, por shtoi se qëndron me këmbë në tokë dhe se do japë maksimumin.

“Është klasikja e futbollit shqiptar, me dy skuadra mjaft të forta, që kanë në organikën e tyre lojtarë që mund të bëjnë diferencën e të dhurojnë spektakël. Do të jetë shumë e luftuar dhe me rivalitet, ndaj shpresoj t’ia dalim. Mendoj se nuk duhet të jemi të varur nga një individ, pasi kushdo që do të luajë, do të japë maksimumin.

Kemi pasur pak ditë për të përgatitur ndeshjen dhe gëzimi është i madh për fitoren në derbi, por nuk ka vend për eufori, pasi ka ende shumë javë kampionat. Ndaj Vllaznisë do të jetë përballje e fortë dhe e vështirë, pasi edhe vitin e kaluar garoi për titull, duke dalë e dyta vetëm prej golavarazhit.

Statistikat i përkasin të shkuarës dhe nuk vlejnë në fushë. Edhe para derbit u tha që nuk kemi fituar së fundi, por në fushë morëm tre pikët. Ne jemi një skuadër e re, që kemi ende shumë punë përpara, por jemi Tirana dhe dihen objektivat tona.

Shumicën e gjërave dua t’i bëj si në derbi, por jo gjithmonë dalin, pasi edhe unë gaboj, ashtu si edhe lojtarët. Ne duhet të futemi në fushë me përqendrim maksimal dhe të vlerësojmë kundërshtarin, pasi janë shumë të rëndësishme ndeshjet direkte”, –deklaroi Orges Shehi.

Aktualisht Tirana qëndron në krye të tabelës me 14 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e katër me 9 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: shehititullVllaznia

Lajme të lidhura

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Para
Zgjidhet sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Zgjidhet sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

TË FUNDIT

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26

Julian Shehu dhe Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com