GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës

07:37 - 08/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Punësimi mbetet ende nën nivelet e parakrizës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë të rinj që diplomohen në Shqipëri kanë vështirësi në tregun e punës dhe për pasojë një pjesë e tyre largohen jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare largimet më të mëdha janë nga punonjësit e shëndetësisë dhe kryesisht infermierët. Në Gjirokastër, Universiteti por edhe Drejtoria rajonale e Punësimit po bëjnë përpjekje që t`i mbështesin të rinjtë, sidomos në integrimin në tregun rajonal të punës.

Doniljan Reso merr shërbimin si infermier i urgjencës në spitalin rajonal të Gjirokastrës duke qenë i vetëdijshëm se dita mund të jetë me raste të vështira pacientësh. Ai thotë për Zërin e Amerikës se pasi u diplomua katër vite më parë, punoi për dy vite si infermier në një lagje të Gjirokastrës dhe pas një konkursi nisi punën në urgjencën e spitalit rajonal.

Doniljani thotë se u përball me një fillim të vështrië por u ndihmua nga kolegët më me përvojë. “Fillimi i punës si të gjithë ishte me ato ëvshtiërsitë, emocionet, pasigurinë. Por duke bashkëpunuar edhe me kolegët , duke u ndërthurru dhe teoria dhe praktika tani ndihem më i sigurt në profesion”, thotë ai.Pandemia thotë më tej Donilajni e rriti vështirësinë sidmos për urgjencën ku ai punonte.

“Ishte një përvojë e vështirë pasi ishte e pa parë ndonjëherë, e re, por që mësuam shumë prej saj dhe krijuam një eksperiencë mjaft të mirë që do na vlejë për më tej“, tregon ai.  Disa dhjetëra infermierë të spitalit të Gjirokastrës janë larguar pesë vitet e fundit drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera por Doniljani thotë se për momentin nuk e mendon këtë gjë. “Për momentin nuk mendoj të largohem nga vendi im pasi dua ta ushtroj profesionin tim duke ndihmuar popullin tim, t`u shërbej njerëzve. Derisa më ofrohet kjo mundësi do ta bëj me përkushtim“, thotë ai. Pagesat për infermierët sidomos në sektorë të tillë sic është urgjenca në spitalet shtetërore në Shqipëri shkojnë deri në 600 dollarë në muaj, ndërsa në sektorin privat janë edhe më të larta, por shumë më të ulta krahasuar me pagën e infermierëve në vendet europiane.

Perjpektivat më të mira të punësimit dhe të të ardhurave vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë tërheqës të emigrimit të mjaft të rinjve, sipas një studimi të Fondacionit Europian të Trajnimeve kryer për 6 vendet e Ballaknit Perëndimor. Studimi publakuar në prill të këtij viti vlerëson se rreth 4.000 punonjës shëndetësie nga 6 vendet e Ballkanit Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut Serbia dhe Bosnjë Hercegovina u larguan me kontrata pune në vitin 2020, vetëm në Gjermani

Ndërsa të dhënat e Urdhërit shqiptar të Infermierit në vitin 2020 pohojnë se u larguan për punë apo studime nga Shqipëria 373 infermierë dhe në vitin 2021 rreth 1.100 infermierë. Dallimi i largimeve është dukshëm nga disa vite më parë, kur në vitn 2016 ishin pajisur nga Urdhëri Infermierit me dokumentacion për t`u larguar jashtë vendit nga Shqipëria vetëm 67 infermierë.

Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit edhe studimet drejt shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor thotë studimi. “Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu europian i punës, thuhet në studimin “Si ndërveprojnë migrimi, kapitali njerëzor dhe tregu i punës në Ballkanin Perëndimor”, përgatitur nga Fondacioni Europian i trajnimeve

Zv. rektori i Univeristetit të Gjirokastrës, Jaho Canaj thotë për Zërin e Amerikës se prurjet në degën e inferrmierisë në këtë univeriste janë më të lartat se degët e tjera, ndonëse më parë universiteti shquhej për përgatitjen e arsimtarëve. “Infermieria sot ngelet një degë mjaft e kërkuar pasi tregu është globalizuar. Më e kërkuar është kjo degë jo vetëm për tregun e brendshëm të punës por mjaft prej studentëve që gjejnë punë në Gejrmani, Itali dhe këto vitet e fundit edhe në Angli”, thotë ai.

Aktualisht në Shqipëri ka rreth 23.900 infermierë të licencuar falë hapjes së degëve të infermierisë në disa universitete të vendit por edhe universiteteve private, ndërsa mosha mesatare e infermierëve është 43 vjeç. Sipas vlerësimeve jo zyrtare numri i infermirëve që diplomohen është afërsisht nga 1200 deri në 1500 në vit dhe po i përafrohet numri infermierëve që janë larguar nga vendi një vit më parë. Zyrat e Këshillimit të Karrierës në Unievrsitete gjurmojnë ecurinë e studentëve pasi doplomohen. Shumica e studentëve zgjedhin të punësohen në qarqet ku kanë përfunduar Universitetin, thotë Ornela Haska në Zyrëne Karreirës në Universitetin e Gjirokastrës, ndërsa një pjesë largohen edhe jashtë vendit.

“Ne kemi një bazë të dhënash për cdo student që është diplomuar në Universitetin tonë mbi zhvillimin e karrierës. Nga statistikat që ne ekmi marë rreth 70 % e të punësuarve në nivel qarku në sektorë të ndryshëm, përfshi dhe atë të shëndetësisë, janë ish studentët e Univeristetit tonë”, thotë ajo. Zyra e Karrierës po bashkëpunon edhe me Drejtoritë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive në programe që studentët të vlerësojnë mundësitë për praktikë dhe më pas për punësim.

Marseda Xarba, Drejtore e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Gjirokastër thotë për Zërin e Amerikës se sektori infermierisë dhe ai ekonomik janë dy sektorët ku studentët shfaqin interesin më të madh për praktikat profesionale.

“Për sa i përket qytetit të Gjirokastrës është sektori i infermierisë dhe sektori i ekonomisë pasi e gjejnë veten si tek biznesi dhe në insitucionet shëndetësore, klinika apo spital.Përshembull, gjatë kohës së pandemisë kemi pasur një përfshirje të studentëve që kanë përfunduar infermerinë duke bërë jo vetëm praktikën në spitale, por edhe duke punuar. Nga 200 studentë në këto programe dy vitet e fundit 23 janë punësuar pranë këtyre institucioneve ku kanë bërë praktikën“, thotë ajo.

Largimi i të rinjve mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Në parashikimin e studimit të Fondacionit europian të Trajnimeve prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve, deri në vitin 2030. /VOA

Etiketa: analizediplomimkrize tregu punesPUNESIMShiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Prej javësh “pengje” të rusëve, shpëtohen civilët në fabrikën e çelikut në Mariupol

Prej javësh “pengje” të rusëve, shpëtohen civilët në fabrikën e çelikut në Mariupol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com