GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA/ Donald Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

13:45 - 26/09/25
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
SHBA/ Donald Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër një Fondacioni Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros.

Sipas një raportimi të publikuar nga New York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Open Society Foundation. Fondacioni, i themeluar dhe financuar nga Soros, akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje.

Një raport i konservatorëve të Capital Research Center citohet si bazë e hetimit, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm. Një shembull i përmendur është grupi palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, i cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste.

Open Society Foundation e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke e quajtur sulmin “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në reagim.

Trump prej kohësh ka sulmuar publikisht Soros dhe ka kërkuar burgosjen e tij, duke e akuzuar si figurë që financon “kaos politik” dhe kundërshtarë të administratës së tij.

Etiketa: Donald TrumpTrump

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Bordin flet para sfidës me Dinamon: Do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren

Bordin flet para sfidës me Dinamon: Do bëjmë maksimumin për të marrë fitoren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com