GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SHBA i dhuron vaksina Kosovës, Vjosa Osmani: Joe Biden është miku jonë më i madh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA i dhuron vaksina Kosovës, Vjosa Osmani: Joe Biden është miku jonë më i madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA i ka dhuruar një sasi vaksinash Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije presidentja Vjosa Osmani me anë të një statusi në rrjetet sociale. Osmani shkruan se Biden ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave pas kërkesës së adresuar nga ana e saj në muajin mars.

“PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN

Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre.

Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.

Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Vjosa Osmani.

Lajme të lidhura

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”
Breaking Views

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”

21:00 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Para
Biden udhëton javën tjetër në Britaninë e Madhe, presidenti i 12-të që do të takojë Mbretëreshën

Biden udhëton javën tjetër në Britaninë e Madhe, presidenti i 12-të që do të takojë Mbretëreshën

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com