GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit, për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona. Ai tha se kjo është një masë “humanitare”, ndërsa shtoi se SHBA-ja po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të reagojë, nëse Irani përpiqet ta pengojë këtë mision – gjë që mund të rrezikojë edhe armëpushimin aktual.

“Nëse, në çfarëdo mënyre, ky proces humanitar pengohet, atëherë ajo ndërhyrje, fatkeqësisht, do të duhet të trajtohet me forcë”, tha Trump.

Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani do ta konsiderojë çdo përpjekje të SHBA-së për të vepruar në ngushticë si shkelje të armëpushimit.

“Çdo ndërhyrje amerikane në regjimin e ri detar të Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit”, shkroi në X Ebrahim Azizi, udhëheqës i Komisionit për Siguri Kombëtare të Parlamentit iranian.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se misioni “do të përfshijë shkatërrues me raketa, mbi 100 avionë tokësorë dhe detarë, platforma pa pilot në shumë fusha operimi dhe 15.000 ushtarë”.

Njoftimi nuk sqaroi se si do të përdoren këto mjete.

Një gazetar nga Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, tha se anijet e Marinës amerikane nuk do t’i shoqërojnë drejtpërdrejt anijet tregtare, por do të qëndrojnë “në afërsi” për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme për të penguar sulmet.

Presidenti amerikan tha se kjo masë po merret me kërkesë të vendeve, anijet e të cilave kanë mbetur të bllokuara në këtë kanal ujor, pasi Irani ka kufizuar pjesën më të madhe të trafikut, në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, që nisën më 28 shkurt.

SHBA-ja është duke zbatuar edhe një bllokadë për të penguar hyrjen dhe daljen e anijeve nga portet iraniane.

“Vende nga e gjithë bota, pothuajse të gjitha që nuk janë të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme, na kanë kërkuar ndihmë për të liruar anijet e tyre që janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit”, tha Trump.

Ai shtoi se u ka kërkuar përfaqësuesve të tij t’ua bëjnë të ditur këtyre vendeve se “ne do të bëjmë përpjekje maksimale për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt anijet dhe ekuipazhet e tyre nga Ngushtica e bllokuar e Hormuzit”.

“Lëvizja e anijeve ka për qëllim vetëm t’i ndihmojë njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë absolutisht asgjë të gabuar – ata janë viktima të rrethanave”, tha Trump.

“Shumë nga këto anije po mbeten pa ushqime dhe pa gjërat e tjera të nevojshme, në mënyrë që ekuipazhet e mëdha të qëndrojnë në kushte të shëndetshme dhe higjienike”, shtoi ai.

Bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit – të ndërmjetësuara nga Pakistani – kanë ngecur pas rundit të parë të zhvilluar në Islamabad më 11-12 prill.

Më 3 maj, zyrtarët iranianë thanë se janë duke shqyrtuar përgjigjen e Trumpit ndaj propozimit më të fundit për paqe me 14 pika, të cilin Teherani ia dorëzoi SHBA-së përmes Pakistanit. Trump, më 2 maj, tha se po përgatitej ta shqyrtonte këtë propozim, por shtoi se nuk mund ta imagjinonte që ai do të ishte i pranueshëm./REL

Etiketa: hormuazIranSHBA

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Katër skuadra me pikë të barabarta në garën për mbijetesë, ja kush favorizohet nga rregullorja e FSHF

Katër skuadra me pikë të barabarta në garën për mbijetesë, ja kush favorizohet nga rregullorja e FSHF

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këlyshët e komunistëve ende në pushtet”, qytetarja: Edhe në Vjenë protestohet çdo ditë kundër Ramës
Aktualitet

“Këlyshët e komunistëve ende në pushtet”, qytetarja: Edhe në Vjenë protestohet çdo ditë kundër Ramës

20:56 - 20/08/26

Një qytetare që mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë deklaroi se tubimet do të vijojnë,...

Lexo më shumë
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri komshiun, dorëzohet në polici autori! Zbardhet konflikti mes tyre

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri komshiun, dorëzohet në polici autori! Zbardhet konflikti mes tyre

20:49 - 20/08/26
Qytetari: Dinastia e Ramoviçit është e sofistikuar, ajo e Berishës i takon drejtësisë! Patronazhistët, ‘kufoma’ pa shtyllë kurrizore

Qytetari: Dinastia e Ramoviçit është e sofistikuar, ajo e Berishës i takon drejtësisë! Patronazhistët, ‘kufoma’ pa shtyllë kurrizore

20:23 - 20/08/26
“Nga sheshi na largon vetëm dorëheqja e Ramës”- Aktivisti: Pa ikur kryeministri, s’ka negociata për asnjë kërkesë tjetër

“Nga sheshi na largon vetëm dorëheqja e Ramës”- Aktivisti: Pa ikur kryeministri, s’ka negociata për asnjë kërkesë tjetër

20:15 - 20/08/26
Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com