GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA miraton dozën shtesë të vaksinës ndaj COVID-19, ja për cilat persona rekomandohet

08:52 - 13/08/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit për personat me sistem të dobët imunitar, duke besuar se kjo dozë i mbron ata më mirë.

Ky njoftim i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe më 12 gusht, për vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna, vlen për miliona amerikanë që janë më të ndjeshëm për shkak të transplantit të organeve, kancereve të ndryshme dhe problemeve tjera shëndetësore.

Disa shtete tjera, përfshirë Francën dhe Izraelin, kanë bërë rekomandime të ngjashme për popujt e tyre.

“Përmes këtij hapi synojmë të sigurojmë që më të ndjeshmit janë të mbrojtur më mirë kundër koronavirusit”, ka thënë Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Miratimi i dozës shtesë do të vlejë për rreth 3 për qind të të rriturve amerikanë – dhe nuk është thirrje për popullsinë e përgjithshme që të marrë një dozë përforcuese.

Zyrtarët amerikanë për shëndetësi vazhdojnë të monitorojnë nëse imuniteti i krijuar nga vaksina dobësohet mjaftueshëm që të jetë e nevojshme një dozë shtesë për secilin.

Deri më tani vaksinat vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje për popullsinë në përgjithësi, kanë thënë ata.

Ky vendim vjen teksa varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjithandej në botë.

Disa shtete amerikane janë duke raportuar numrin më të lartë të të infektuarve dhe të shtrirëve në spital.

Mesatarja ditore e infektimeve të reja në SHBA arrin në 110,000.

San Francisko është bërë qyteti i fundit amerikan që kërkon dëshmi të vaksinimit të plotë për të hyrë në restorante, bare dhe palestra.

Kryetari i qytetit të Kalifornias, ka thënë se ky vendim mëton të mbrojë punëtorët shëndetësorë, konsumatorët dhe gjithë qytetin.

Ky vendim, që nis së zbatuari më 20 gusht, është më i rreptë sesa ai i Nju Jorkut, pasi autoritetet atje kërkojnë dëshmi për marrje të të paktën një doze të vaksinës, për të fituar qasje në aktivitete të brendshme.

Deri më tani, 50.3 për qind e popullsisë amerikane me rreth 330 milionë banorë, është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.

Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.

Personat e vaksinuar, por të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, mund ta bartin virusin te të tjerët, mirëpo periudha e bartjes është më e shkurtër./REL

Etiketa: COVIDFrancambrojtjepopullesisistem imunitarVaksina

Lajme të lidhura

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
Pas zjarreve të fuqishme, Turqia përballet me përmbytjet, mijëra persona të evakuuar dhe 17 viktima

Pas zjarreve të fuqishme, Turqia përballet me përmbytjet, mijëra persona të evakuuar dhe 17 viktima

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com