GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

SHBA ndan mbi 34 mln dollarë Kosovës për projekte zhvillimi

18:39 - 15/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA ndan mbi 34 mln dollarë Kosovës për projekte zhvillimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Prishtinë, Kerry Monaghan Hogler, nënshkruan të premten një donacion prej mbi 34 milionë dollarësh për Kosovën.

Marrëveshja e nënshkruar sot synon të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët e Kosovës nëpërmjet investimit në institucione publike.

Presidentja Osmani tha se donacioni do të përqendrohet në fuqizimin e administratës publike, eliminimin e burokracisë dhe promovimin e transparencës

“Duke nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagmit ndaj nevojave të qytetarëve tanë. Si një marrëveshje e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, të llogaridhënies dhe rritjes ekonomike, ajo hap rrugën për një të ardhme më premtuese, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për Kosovën”, theksoi presidentja Osmani.

Ajo tha se përtej ndihmës financiare marrëveshja është dëshmi e qëndrueshmërisë së partnertitetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori amerikan në Prishtinnë, Jeff Hovenier, tha se ky donacion do të mbështesë synimet strategjike amerikane për Kosovën.

“Mendoj se është me vend të shfrytëzoj këtë mundësi për të rikonfimuar partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me popullin e Kosovës. Ky fond shtesë do të mbështesë synimet strategjike amerikane për Kosovën, duke përfshirë përpjekjet për integrimin e Kosovës në institucione euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes ekonomike dhe prosperitetit si dhe përpjekjet për të fuqizuar qeverisjen e mirë dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur duke nënvizuar se që nga përfundimi i luftës, në Kosovë janë investuar mbi 2 miliardë dollarë amerikan. /Voa/

Etiketa: KosoveSHBA

Lajme të lidhura

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje
Breaking Views

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26
Para
Beteja Veliaj-Balluku, si po ndikon Rama. Prapaskenat

Beteja Veliaj-Balluku, si po ndikon Rama. Prapaskenat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme
Lajme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:48 - 04/03/26

Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit...

Lexo më shumë
LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

17:52 - 04/03/26
Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit

Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit

17:36 - 04/03/26
GJKKO vendos për “Sterilizimin”: Dënime për vjedhje dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe mjeku i njohur

GJKKO vendos për “Sterilizimin”: Dënime për vjedhje dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe mjeku i njohur

17:14 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com