GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: Pheniani do të “paguajë çmim” për armët që do t’i japë Rusisë

23:09 - 05/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Pheniani do të “paguajë çmim” për armët që do t’i japë Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha të martën një zyrtar amerikan dhe paralajmëroi udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

Furnizimi me armë për Rusinë “nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini tha më herët të martën se “nuk kishte diçka për të thënë” për deklaratat e zyrtarëve amerikanë se zoti Kim planifikonte të udhëtonte drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.

Udhëheqësi koreanverior Kim pret që diskutimet për armët të vazhdojnë, tha zoti Sullivan, përfshirë në nivel drejtuesish dhe “ndoshta edhe në person”.

“Kemi vazhduar të tkurrim bazën e industrisë ruse të mbrojtjes”, tha zoti Sullivan, dhe Moska tashmë “po kërkon në të gjitha burimet që mund të gjejë” për eksporte produktesh si municionet.

“Do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut t’i përmbahet angazhimeve të saj publike për të mos furnizuar Rusinë me armë që do të përfundojnë duke u përdorur për të vrarë ukrainasit”, tha zoti Sullivan.

Të hënën, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se zoti Kim dhe zoti Putin mund të jenë duke planifikuar takimin, dhe gazeta “The New York Times” citoi zyrtarë amerikanë dhe të vendeve aleate, që patën folur në rrethana anonimiteti, të kenë thënë se zoti Kim planifikon të udhëtojë drejt Rusisë ndoshta që javën e ardhshme, për t’u takuar me zotin Putin.

I pyetur nëse mundet t’i konfirmojë këto bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se: “Jo, nuk mundem. Nuk ka asgjë për të thënë”.

Ndërsa është zgjeruar izolimi i Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, ajo ka parë një vlerë gjithnjë e në rritje tek Koreja e Veriut, thonë analistët politikë. Për sa i përket Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk ka qenë gjithnjë aq të ngrohta sa gjatë kohërave më të mira të Bashkimit Sovjetik, por tashmë ky vend po përfiton nga nevoja e qartë e Moskës për aleatë./VOA

Etiketa: Jake SullivanKoreja e VeriutRusiaSHBA

Lajme të lidhura

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Para
Çfarë thuhet për “planin destabilizues të Serbisë”?

Çfarë thuhet për "planin destabilizues të Serbisë"?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26

Disa minuta pas ministrit të Mbrjotjes, Nufi, ka dalë në parlament ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që ka folur për...

Lexo më shumë
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com