GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SHBA pritet të shpërndajë rreth 80 million vaksina në shtete të ndryshme

08:19 - 03/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova dhe vendet e tjera të BP do të përfitojnë doza të vaksinave falas nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë shpejt presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të shpallë detaje të një plani për dërgesën e 80 milionë dozave të vaksinës në vendet tjera, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Duke folur nga Ambasada Amerikane në San Jose të Kosta Rikës, Blinken tha se plani do të jetë në bashkërendim me programin COVAX- një projekt global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

“Ne do të angazhohemi shumë për rritjen e kapacitetit prodhues në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën”, tha ai. Sekretari i Shtetit tha se plani i presidentit bazohet në shkencë dhe nevojën për vaksina nga ana e vendeve dhe nuk do të “ndërlidhet me asnjë çështje politike”.

Presidenti Biden ka thënë se synon që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin luftën globale kundër pandemisë, duke theksuar përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të dhuruar vaksina në mënyrë që të rrisin ndikimin në botë.

Shumë vende kanë nxitur SHBA-në që të shpërndajë tepricën e vaksinave kundër koronavirusit në vendet tjera. COVAX ka marrë premtime nga vendet dhe donatorët privatë ndihmë prej 2.4 miliardë dollarësh.
Premtimet u bënë gjatë një samiti online të organizuar nga Japonia dhe Aleanca e Vaksinave GAVI, e cila kryeson strukturën e COVAX së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Fondet do të lejojnë që COVAX të sigurojë 1.8 miliardë doza për vendet me të ardhura më të ulëta më 2021 dhe në fillim të 2022, mjaftueshëm për të mbrojtur 30 për qind të të rriturve në ato vende, tha GAVI në një deklaratë.

Fondet e reja rritën financimin e përgjithshëm të COVAX në 9.6 miliardë dollarë, tha Jose Manuel Barroso, kryetari i GAVI-t. Që nga muaji shkurt mekanizmi COVAX ka shpërndarë 77 milionë doza në 127 vende, por është bllokuar nga India e cila kufizoi eksportet e vaksinave, pasi situata epidemiologjike atje u përkeqësua.

Etiketa: COVIDRasteSHBAVaksina

Lajme të lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
Arrestohen 2 të rinjë nga Kosova,  po ktheheshin në Prishtinë me kanabis në makinë

Arrestohen 2 të rinjë nga Kosova, po ktheheshin në Prishtinë me kanabis në makinë

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com