GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHBA, pro hartës së re gjyqësore: Riorganizim sistemit të drejtësisë dhe të plotësohen vakancat nga vettingu

20:10 - 02/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, pro hartës së re gjyqësore: Riorganizim sistemit të drejtësisë dhe të plotësohen vakancat nga vettingu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada Amerikane ka dalë sot me një paralajmërim mjaft të fortë, në lidhje me debatet e fundit për hartën e re gjyqësore. Procesi i vettingut ka lënë boshllëqe në disa gjykata dhe për këtë arsye është sugjeruar nga KLGJ që disa gjykata të shkrihen dhe të ketë vetëm një Gjykatë Apeli.

Mirëpo kjo ka sjellë përplasje mes  Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë të cilat nuk bien dakord për miratimin  e kësaj harte.

Duke qenë se debatet vijojnë dhe koha nuk pret, SHBA ka dalë sot me një reagim zyrtar, ku përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës  shkruan se, harta e re gjyqësore duhet për të riorganizuar sistemin gjyqësor.

Gjithashtu, Ambasada vë në dukje se  duhen adresuar sa më parë vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut dhe t’i jepet fund kësaj problematike që po cenon qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi.

“Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut.

 Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur. Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, thuhet në njoftim.

Sakaq, kujtojmë se ditën  e djeshme SHBA kërkoi që palët politike të bien në konsensus për të shtyrë mandatin e vettingut brenda këtij viti.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: SHBAVetting

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Arrestohet shqiptari në Selanik, anëtar i një rrjeti të trafikut të drogës në Greqi

Arrestohet shqiptari në Selanik, anëtar i një rrjeti të trafikut të drogës në Greqi

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com