GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA, Prokurorët heqin dorë nga çështjet kryesore penale kundër Trump

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, Prokurorët heqin dorë nga çështjet kryesore penale kundër Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hënën vendosi të heqë dorë nga dy çështjet kryesore penale federale kundër Donald Trump, duke shënuar një sukses të madh për ish-presidentin pak para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari special i SHBA Jack Smith, i cili ka udhëhequr dy çështjet federale kundër presidentit të zgjedhur, paraqiti një mocion për të pushuar çështjen kundër Trump në Uashington, mbi përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020.

Smith gjithashtu tërhoqi apelimin e tij kundër pushimit të çështjes penale në Florida, në të cilën Trump u akuzua për ruajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara nga mandati i tij në detyrë në resortin e tij privat Mar-a-Lago.

Në justifikim, Smith përmendi politikën e Departamentit të Drejtësisë se Shtetet e Bashkuara nuk hetojnë presidentët në detyrë.

Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung e quajti përfundimin e procedurave “një fitore të madhe për sundimin e shtetit të së drejtës”.

“Populli amerikan dhe presidenti Trump duan një fund të menjëhershëm të armatimit politik të sistemit tonë të drejtësisë”, shkroi Cheung.

Smith kishte rishikuar aktakuzën për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje gjatë verës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për t’u dhënë presidentëve të SHBA imunitet të gjerë për aktet zyrtare.

Nëse dënohej në atë rast, ish-presidenti do të përballej me shumë vite burg.
Megjithatë, duke qenë se procedurat ishin në nivel federal, Trump ka të ngjarë t’i kishte ndaluar ato pasi të merrte detyrën.

Është ende e paqartë nëse procedurat do të rifillojnë pas mandatit të tij të dytë, por ekspertët e konsiderojnë të mundshme që republikani të mund të falte veten një herë në detyrë.

Në mocionin për pushimin e çështjes, Smith shkroi se “qëndrimi i qeverisë për meritat e ndjekjes penale të të pandehurit nuk ka ndryshuar. Por rrethanat kanë ndryshuar”.

Etiketa: Dpnald TrumpSHBATrump

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që i mori jetën 51 njerëzve

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që i mori jetën 51 njerëzve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n
Sport

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s. UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e...

Lexo më shumë
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com