GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: sulmi i fundit kibernetik, një tentativë bazike për vjedhje informacioni

11:59 - 29/05/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: sulmi i fundit kibernetik, një tentativë bazike për vjedhje informacioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë thotë se agjencitë federale amerikane në përgjithësi i rezistuan sulmit kibernetik për të cilin janë fajësuar operativë të Kremlinit, duke shtuar se kjo fushatë për vjedhje informacioni nuk duhet lejuar të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Moskën para takimit të planifikuar mes udhëheqësve të dy vendeve muajin e ardhshëm.

Zyrtarët u përpoqën të minimizojnë përmasat e sulmit kibernetik duke e quajtur “tentativë bazike për vjedhje informacioni” gjatë të cilit hakerët kishin dërguar emaile me kode të dëmshme që vinin në shenjestër sistemet kompiuterike të disa agjencive federale, organizatave studimore dhe grupeve humanitare. Kompania Microsoft, e cila e bëri publik sulmin të enjten në mbrëmje, tha se beson që emailet e dëmshme ishin bllokuar nga parametrat mbrojtëse të sistemit.

Kompania tha se deri të premten pasdite nuk kishte diktuar “prova të ndonjë numri shqetësues organizatash të kompromentuara”.

Megjithatë, njoftimi për një sulm të ri kibernetik ndërkohë që afron takimi i pritshëm Biden-Putin më 16 qershor, i bën edhe më kritike përpjekjet e administratës Biden për t’iu kundërpërgjigjur Kremlinit për aktivitetin e tij agresiv kibernetik që deri tani nuk ka ndalur megjithë sanksionet apo paditë penale.

“Nuk besoj se do të bëhet një burim i ri tensionesh, sepse tensionet janë gjithsesi të larta,” tha James Lewis, nënpresident i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.“Por kjo temë, pa diskutim do të jetë në axhendën e takimit. Presidenti duhet të vendosë caqe rusëve, t’ua bëjë të qartë se ka kaluar koha kur operativët e tyre bënin çfarë të donin”.

Takimi Biden-Putin zhvillohet ndërkohë që tensionet janë të larta mes dy vendeve si rezultat i ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet amerikane dhe nga penetrimi kibernetik në një numër agjencish qeveritare e organizatash private nga hakerë që mendohet se vepronin në emër të Rusisë. SHBA reagoi muajin e kaluar duke vendosur sanksione kundër rusëve; Kremlini u zotua të kundërpërgjigjej./VOA

Etiketa: kibernetiknjoftimoperatoreRusishenjestersulm

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Arsyet pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe
Aktualitet

Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni

10:14 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Para
Agjensia Bloomberg: Lira turke pëson rënien më të madhe në 3 vite

Agjensia Bloomberg: Lira turke pëson rënien më të madhe në 3 vite

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com