GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

SHBA thotë se ka shkatërruar rrjetin famëkeq të hakerëve ‘Qakbot’

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 1 min
A A
Sulmet kibernetike, vetëm 3 shtete i kthejnë përgjigje Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet amerikane thanë se një operacion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit ka shkatërruar platformën famëkeqe të viruseve “Qakbot” që përdorej jashtëzakonisht shumë nga kriminelët kibernetikë për të kryer krime financiare.

Fillimisht i zbuluar mbi një dekadë më parë, Qakbot përhapet kryesisht përmes emaileve që viktimat nuk dyshojnë se mund të jenë viruse.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se në operacion u përfshi Byroja Federale e Hetimit (FBI), por edhe institucione të zbatimit të ligjit nga Franca, Gjermania, Holanda, Britania, Rumania dhe Letonia.

Avokati i SHBA-së, Martin Estrada, tha se operacioni ndaj Qakbot ishte operacioni më i rëndësishëm teknologjik dhe financiar që është udhëhequr nga Departamenti amerikan i Drejtësisë kundër një ‘botnet’. Termi ‘botnet’ përdoret për t’iu referuar një rrjeti të ndërlidhur kompjuterësh që hakerët përdorin për të përhapur viruse.

“Së bashku kemi shkatërruar Qakbot dhe kemi shpëtuar viktima të shumta nga sulmet e reja”, tha ai gjatë një konference për media.

Hulumtuesit e sigurisë besojnë se Qakbot e ka origjinën nga Rusia dhe ka sulmuar organizata në mbarë botën.

Estrada tha se Qakbot ka infektuar me viruse mbi 70.000 kompjuterë të viktimave, ka lehtësuar kryerjen e sulmeve kibernetike dhe ka shkaktuar qindra miliona dollarë dëme për bizneset, ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësorë dhe agjencitë qeveritare.

Si pjesë e operacionit janë konfiskuar 52 serverë në SHBA dhe në shtete të tjera.

Hetuesit kanë gjetur të dhëna se midis tetorit të vitit 2021 dhe prillit të vitit 2023, administratorët e Qakbot kanë pranuar 58 milionë dollarë që viktimat kishin paguar./REL

Etiketa: QakbotSHBA

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Para
Ja kush është fansi që i dha flamurin serb Rita Orës (VIDEO)

U kritikua për flamurin serb, legjenda kuqezi del në krah të Ritës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi
Kosovë & Rajon

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk mund ta njollosë luftën për liri

08:37 - 17/09/26

Pas vendimit së Hagës për dënimin me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë, plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare!

E rëndë në Sarandë, plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare!

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë

110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

07:46 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com