GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA: Vendimi i OPEC për të ulur prodhimin e naftës dëmton ekonominë globale!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Vendimi i OPEC për të ulur prodhimin e naftës dëmton ekonominë globale!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte “i padobishëm dhe i pamatur” për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim.

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen.

Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë.

“Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë“, shtoi zonja Yellen, duke vënë në dukje se disa vende që kishin premtuar ndihmë nuk kishin arritur ta shpërndanin atë.

Pak ditë më parë organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Gjatë një takimi në Vjenë, ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji nëntor.

Ulja e prodhimit mund të sjellë përfitime për Rusinë, anëtare e OPEC-ut, ndërsa vendet evropiane janë angazhuar për t’i dhënë fund importit të naftës ruse sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç një uljeje simbolike të prodhimit të naftës muajin e shkuar, shkurtimi drastik është një kthesë e papritur, ndërsa OPEC-u kishte vazhduar të shtonte prodhimin pas shkurtimeve të thella të bëra gjatë pandemisë.

OPEC+ tha përmes një deklarate se vendimi bazohej në “pasigurinë për të ardhmen e ekonomisë globale dhe tregun e naftës”. Presidenti Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin të cilin Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “dritëshkurtër”.

Zoti Biden i bëri thirrje administratës së tij dhe Kongresit që të shqyrtojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë. Lëvizja e organizatës nënvizoi hendekun në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite mbi politikën e energjisë./VOA/

Etiketa: OPECprodhimi i naftesSHBA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Sherr me thika, tre persona të plagosur

E rëndë në Elbasan! Një i ri plagoset me thikë në fyt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26

Natyra antipopullore dhe fytyra policore e e qeverisjes nuk ka se si duket më mirë se sa në tenderin që...

Lexo më shumë
Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

19:16 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com