GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shefqet Kastrati, porositësi i anijes me naftë kontrabandë/ E vërteta e 2 200 tonëve karburant në Durrës

11:21 - 15/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefqet Kastrati, porositësi i anijes me naftë kontrabandë/ E vërteta e 2 200 tonëve karburant në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shumëkënd mund të jetë një “mister” i madh kapja e një anije me 2 200 ton naftë kontrabandë në Durrës, ashtu siç mund të jetë “mister” për ministrat ngritja e kullave pa leje mu para zyrave të tyre, por nuk do të thotë që të gjithë do të luajnë kukafshehti nga njëra anë dhe nga ana tjetër të mbushin xhepin në Shqipëri.

Ka disa institucione, qoftë edhe të huaja që deri diku nuk do të lenë që oligarkë si Shefqet Kastrati ta marrin naftën thuajse falas dhe t’ua shesin shqiptarëve më shtrenjtë se kudo në Europë dhe botë.

Më poshtë, Gazeta Jonë ju sjell ekskluzivisht historinë e vërtetë të kapjes së 2 200 tonëve naftë koontrabandë në Durrës dhe si fshihet pas saj pikërisht oligarku pranë qeverisë, Shefqet Kastrati:

Historia nis në 8 shtator kur anija me flamur të Kamerunit “Queen Majed” niset nga porti i Bengazit pas një porosie të marrë nga kompania “Kastrati Group” për 2 275 ton naftë, prodhim i Libisë. Ndërkohë që anija i afrohej ujërave të Shqipërisë, kapiteni i anijes Zuhair Alkëafi njofton Autoritetin Portual të Durrësit për praninë e kësaj anijeje, kërkimin e lejes për të ankoruar duke dhënë edhe detaje për ngarkesën si edhe kompaninë që kishte porositur mallin. Ankorimi do të bëhej në Porto Romano dhe nafta do të shkarkohej në depozitat e Shefqet Kastratit në këtë port.

Por, ndërkohë që anija afrohet, siç meson Gazeta Jonë, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vëngu merr një telefonatë nga një ambasadë e rendësishme në Tiranë të cilët e njoftojnë se OBK ka vendosur një embargo ndaj naftës së Libisë duke e paralajmëruar edhe për pasojat e shkeljes së kësaj embargoje.

Në këtë moment Vëngu njofton Kastratin duke i shpjeguar çfarë kishte ndodhur. Tentativa për të shkelur embargo e OKB-së ndaj Libisë kishte dështuar dhe tashmë duhej gjetur shpëtimi.

Aty për aty, Kastrati Group merr një vendim të shpejtë duke mos e pranuar ngarkesën. Kjo pasqyrohet edhe në dëshminë e kapitenit të anijes Zuhair Alkwafi, i cili thotë para oficerëve të policisë gjyqësore: “Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform te gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne fuksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marë dhe e transportojmë drejt vendit pritës”.

Kështu, pasi Kastrati nuk pranoi ngarkesën, i kërcënuar për pasojat e shkeljes së embargos nga OKB, anija mbetet në det të hapur dhe në atë moment Porti i Durrësit njofton rojet bregdetare dhe autoritetet përgjegjëse se disa përballë tyre ndodhej një anije me naftë kontrabandë.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse Kastrati do ta pësojë apo jo nga shkelja e embargos së OKB-së për naftën e Libisë. /GazetaJonë

 

Etiketa: Kastratinafte

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Rreth 300 mijë euro operacione plastike/ Meta, Kryemadhi dhe fëmijët, përfundojnë në SPAK

Rreth 300 mijë euro operacione plastike/ Meta, Kryemadhi dhe fëmijët, përfundojnë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com