GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehaj: Erion Veliaj i ‘vdekur’ politikisht, Janari do të jetë edhe fundi i tij

10:58 - 27/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Vangjush Dakos, Shehaj: Drejtësi selektive, Veliaj ka dhënë leje ndërtimi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj u shpreh se ditën e djeshme, Erion Veliaj nuk ka folur për qytetarët e Tiranës apo këshillin bashkiak, por thjesht ka dërguar një mesazh të qartë brenda rilindjes për të mbrojtur interesat e tij personale.

Shehaj ka deklaruar se tashmë Veliaj është një kufomë e pakallur politike.

Sipas saj, SPAK do të veprojë shumë shpejt ndaj Veliajt dhe nuk do të presë zgjedhjet.

Ajo shtoi se me shumë gjasa Janari do të jetë fundi politik i Veliajt.

Prononcimi

Ne dje e dëgjuam Erionin, por në fakt, Erioni nuk foli për këshillin bashkiak, nuk foli as për qytetarët e Tiranës. Thjesht i dha një mesazh të qartë rilindjes së vet: “Kjo kullë këtu është e imja dhe unë nuk largohem.”

Kaq ishte e gjitha, sepse, të jemi të qartë, unë të ndoqa edhe më parë. Për mua është mëse e qartë që skema ku Nesti Agoni është pjesë, është po rilindja. Opozita, dhe mbi të gjitha Belind Këlliçi, çdo denoncim, çdo kallëzim, çdo informacion e ka çuar me emër dhe mbiemër. Pra, nuk është fshehur as me Idajeta dhe as me individë të tjerë të përdorshëm, por ka firmosur çdo gjë vetë.

Tashmë Erioni është thjesht një kufomë e pakallur. Ka marrë fund, politikisht pa diskutim, qëkur i plasi skandali 5D. U pa qartë që ai do të ishte justifikimi i radhës i Ramës. Pra, njëherë është Beni, njëherë është Beqja, njëherë është Erioni, njëherë dikush tjetër, vetëm Rama “nuk di gjë.”

Madje, mendoj që, nëse deri dje kishte zëra që thonin se “Erioni do të jetë pas zgjedhjeve,” me veprimet që shoh dhe mënyrën se si është bërë situata, besoj që shumë shpejt do të ketë veprim nga SPAK-u ndaj tij. Me shumë gjasa, Janari do të jetë fundi i këtij individi.

Denoncimi anonim

Ata që e kanë bërë, e njohin mirë procedurën. Denoncimi anonim nuk merret për bazë nëse nuk ka një provë që përbën fakt material. Kjo do të thotë se tashmë ka një provë materiale, sepse ky denoncim është certifikuar me vendim gjykate. Nuk është më një denoncim i thjeshtë, pasi ka një vendim gjykate që ka vendosur edhe kontrolle fizike, kontrolle banesash, sekuestrime telefonash dhe materialesh të tjera.

Pra, ata të rilindjes, kur i kanë bërë varrin Erionit, e kanë menduar mirë. Është bërë ai denoncimi që çuditërisht ka shkuar te një prokuror që dihet se nuk është pjesë e enturazhit të Erionit, përkundrazi.

Dhe, siç ndodh zakonisht, Altin Dumani, ky “trim i madh,” ky “hero” i madh i fëmijëve tanë, që nuk futet dot te dosja e inceneratorit (e cila është në dorë të një prokurori dhe ka katër vite e gjysmë që mbetet pezull në zyrat e tyre), çuditërisht, “si hero,” ka marrë përsipër dosjen për hetimin pasuror të Benit dhe dosjen e Erionit.

Sepse dihet që tashmë Erioni do të shkojë. Do të ketë një “show,” dhe do të dalin e do të bërtasin me të madhe: “Heroi i madh vrau Erionin.”

 

Etiketa: fundiShehajVeliaj

Lajme të lidhura

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Para
Gjermani/ Presidenti shpërndan parlamentin dhe cakton datën e zgjedhjeve

Gjermani/ Presidenti shpërndan parlamentin dhe cakton datën e zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26

Nje aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur...

Lexo më shumë
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com