GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Shehi di të rreshtojë një ekip”, Patushi: Tirana duhet të bëjë…

17:12 - 13/07/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shehi di të rreshtojë një ekip”, Patushi: Tirana duhet të bëjë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana do të luajë kundër Dinamo Batumit ditën e sotme në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa në fushë gjithashtu do të zbresin dhe Egnatia e Vllaznia. Duke folur për median shqiptare “Panorama TV”, ish-futbollisti bardheblu, Saimir Patushi, deklaroi se Tirana ka shanset e saj për ta fituar këtë ndeshje.

“Besoj se Tirana me afrimet e shumta është në rrugën e mirë, është në rrugën se çfarë bardheblutë presin. Trajneri Shehi thotë që ka presion. Mendoj se Tirana duhet të bëjë detyrën. Edhe pse kundërshtari i Tiranës është në mesin e kampionatit, mendoj se Tirana di të bëj detyrat. Nuk mund të thuash që je favoritë, sepse Tirana na ka zhgënjyer dhe vitin e kaluar. Duhet të bëjë më së miri detyrat e shtëpisë.

Besoj se nuk duhet të nisemi nga një kundërshtar i fortë ose i lehtë. besoj se Tirana nuk është nga ato ekipe që futet duke qenë i dorëzuar. Kundërshtari është i fortë, sepse sot të gjithë po na japin mësime të jashtëzakonshme. Mund të shohim dhe Ballkanin që në letër nuk ishte superior. Nëse vendosesh  mirë, nëse merr maksimumin e ndonjë lojtari.

Nuk mendoj se Dinamo Batumi ka ndonjë Mesi ose ndonjë Ronaldo. Dinamo Batumi është një ekip simpatik, por Tirana ka një emër më të madh se Dinamo Batumi. Nëse kanë gjendje optimale mendoj se Tirana është superiore këtë ndeshje.

Tirana duhet të luajë ashtu siç di Tirana. Nga karakteristikat që ai klub ka, Tirana nuk di të tërhiqet mbrapa. Trajneri Shehi di më së miri si ta rreshtojë atë ekip. Është ajo klasikja 4-3-3. Selmani është një afrim cilësor. Mund të kemi Lulajn që është në balotazh me Hoxhallarin. Latifi afrimi cilësor, me informacionin që kam unë ka mbajtur të gjithë atë fazën përgatitore.

Hasani dhe Abazaj janë qershia mbi tortë. Unë do të ndryshoja vetëm Hoxhallarin me Lulajn. Ekipet shqiptare duhet të marrin maksimumin. Partizani besoj se duhet të bënte shumë më mirë. besoj se Hoxhallari me Lulajn do të jetë një ndërrim.

Hoxhallari dhe Doka e dinë më së miri. Nuk e di gjendjen e Dokës dhe as të Micit. Trajneri di më të mirën se çfarë duhet të bëjë.

Besoj se njohja midis lojtarëve midis atyre që kanë ikur dhe atyre që vijnë koha do të na japë të drejtë. Si Doka dhe Hoxhallari janë nga familja bardheblu.

Besoj se grupi. Kur është grupi i fortë, kur çdo gjë shkon zinxhir, kur marrin maksimumin dhe japin maksimumin ecën mirë.

Besoj se Deliu dhe Hila kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Jonuzi nuk e di si e ka larguar Vllaznia. është për të ardhur keq. Unë besoj se Jonuzi do të përshtatet shumë shpejtë. Jonuzi ka cilësitë e numrit 7 të Partizanit, Mehmetit. Ai u përshtat shumë mirë me Muratajn dhe Rrapajn.

Ndeshja e parë në shtëpi ka pluset e veta. Ne kemi luajtur me ekipe si Dinamo Batumit ose Dinamo Minskut. Besoj se dhe klima atyre i bën shumë keq. Nga tre përballjet që unë kam pasur gjeorgjianet kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Tirana nuk besoj se hyn në fushë për të mos humbur por për të fituar. Sa më shumë ekipe shqiptare të kalojnë turet, bëhet më e thjeshtë për futbollin shqiptar.

Presidenti ka bërë gjënë e duhur. Vetë Shehi ka qenë çelësi kryesor i familjes bardheblu. Në thonjëza Tirana ishte kampioni i pamerituar. Bashkë me Osmanin kanë bërë shumë mirë. është rikthyer ish-kapiteni. Merkato nuk ka mbaruar.

Unë besoj që grupi që ata kanë, që janë në pritje të dy-tre lojtarëve, besoj se do të jetë një Tiranë ndryshe nga sezoni i kaluar. Është Tiranë tjetër.

Gabimi i parë është largimi tejmase i lojtarëve. Këtë gabim nuk e ka bërë që ishte gabimi më trashanik. Këtë e bëjnë të gjitha. Largojnë shumë lojtarë cilësor dhe bëjnë dy afrime në janar. Është një rrugë e gabuar. Unë besoj se afrimeve lojtarë me emër, besoj se ka bërë gjënë e duhur që se ka bërë asnjëherë tjetër.

Nëse Tirana nuk quhet cilësore me këta lojtarë, atëherë Tirana duhet të marri gjysmën e Partizanit dhe gjysmën e Vllaznisë që të quhet e kompletuar.

Nuk është vetëm Vllaznia janë të gjitha ekipet e tjera. Përveç Tiranës të gjithë ekipet e tjera bëjnë çmendurira. Duhet të marrë fund hegjemonia e largimit të lojtarëve. Jo vetëm Memelli, po dhe Murinjo të shkojë nesër nuk ka çfarë bën me aq lojtarë. Pretendimi kryesor ishte për të qenë mes katër ekipeve. Nuk besoj se Vllaznia do bëj mirë me këtë grup.

Të shikosh Egnatian është ajo nga e sezonit të kaluar që largon 1-2 dhe afron 4. Bën shumë mirë. duhet të afrosh cilësor. Mendoj se vetëm shorti nuk e ka favorizuar Egnatian. Besoj se Egnatia të bëjë mirë dhe të marrë rezultatin.

Vetëm të fitoj Tirana. Është një ogur shumë i mirë për familjen bardheblu”, u shpreh Patushi./PanoramaSport

Etiketa: conference leaguedinamo batumiPatushiTirana

Lajme të lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit
Breaking Views

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta

13:12 - 15/01/26
Para
Vrau dhe e hodhi në kanal 64-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg Fetah Marra/ Detajet

Vrau dhe e hodhi në kanal 64-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg Fetah Marra/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026

07:39 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com