GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi flet për merkaton: Ky është plani ynë për janarin

11:51 - 06/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të martë Tirana do të ndeshet me Kastriotin për raundin e 12 të Superligë, në takimin që do të zhvillohet në orën 16:45 në ‘Air Albania’.

Përpara kësaj sfide trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi u shpreh se edhe në këtë takim nuk do të rikthehet Redon Xhixha, i cili është i dëmtuar.

“Fitorja na kthen aty ku do të donim, është një fitore që ka vlera dhe gjendja e skuadrës është e mirë. Ndeshjen e kaluar humbëm Najdovskin dhe presim përgjigjen sa do të na mungojë. Na mungon edhe Xhixha me Përgjonaj.”-tha ai.

Më tej tekniku i ‘Bardhebluve’ shtoi se skuadra e krutanëve duhet marrë shumë seriozisht pavarësisht se në renditje qëndron në vend të fundit të tabelës.

“Duhet përqendrim dhe vlerësim maksimal, pavarësisht ku ndodhet ekipi kundërshtar në renditje. Kemi një panoramë të qartë për kundërshtarët sepse kemi luajtur me ta. Kastrioti do vlerësim, duhet të bëjmë maksimumin. Të futemi në fushë me idenë se nuk e dimë pozicionin e tyre apo çka ndodhur fazën e parë. Jemi të kënaqur për çka po bëjmë në fushë, të vijojmë me këtë lojë. Lojtarët tanë njohin mirë njëri-tjetrin. Shpresojmë që nga dita në ditë të bëjmë përmirësim.”-theksoi Shehi.

Në fund ai foli edhe për merkaton, ku theksoi se në janar pritet të bëhen afrime të rëndësishme.

“Kalendari nuk të lë kohë për të punuar. Kemi panoramë të qartë për çdo ekip dhe këto ditë në dispozicion të punojmë nga ana teorike, sepse nuk ka kohë. Për merkaton është shpejt, kemi lojtarë dhe ekip të mirë. Janari nuk të jep shumë mundësi për lojtarë që duam për përmirësim ku kemi nevojë. Nëse nuk gjejmë lojtarët e duhur, jemi mirë.”-tha Orges Shehi./K.T/Gijotina.com

Etiketa: janarimerkatoshehi

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Me 139 kg kanabis në bodrumin e shtëpisë, merret vendimi për pronaren në Shkodër

Me 139 kg kanabis në bodrumin e shtëpisë, merret vendimi për pronaren në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com