GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi flet për merkaton: Nuk jam në alarm për të…

21:05 - 28/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi flet për merkaton: Nuk jam në alarm për të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi mendon se barazimi ishte rezultati i drejtë që prodhoi fusha e lojës në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, teksa u shfaq i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij në këtë transfertë.

“Futbolli ka të tre rezultatet brenda. Ne kërkuam që të dalim gjithmonë fitimtarë dhe kërkuam të ushtrojmë presion. Nuk ishim të kënaqur me barazimin, deshëm të fitonim. Futbolli ka episode, siç është rasti që barazoi Vllaznia. Në disa momente mund ta zgjidhnim më mirë, kishim punuar për thellësinë, edhe pse kundërshtarët ndryshuan krahët. Ndryshuam sistem 3 herë gjatë ndeshjes. Megjithatë, është një ndeshje që u mbyll në barazim dhe ky është rezultati i fushës.

Përmirësimi nuk ka fund, ne edhe kur dolëm me dy sulmues të deklaruar, ishte që të mos vuanim gjerësinë se kërkonin lojtarët e krahut që ishin të rrezikshëm. Ky është një sistem që e përdorim për herë të parë. Nuk është Mba në gjendjen optimale, kur e përdorim për herë të parë dhe ka pak kohë, është shumë për të përmirësuar, sidomos në zonat bosh ku duhet hapësirë. Ngjeshëm Sotën që të bëhet lojtar shtesë në mesfushë. Kërkuam krosimet për të gjetur dy sulmuesit, por thashë pas ndeshjes duke diskutuar me stafin që ndoshta mund të kalonim më shpejt në këtë sistem. Na kushtëzon gjendja e Mba që ka pak ditë stërvitje, por prezenca e tij në fushë ndjehet.

Deri te penalltia kishim të gjithë situatën në kontroll, mund të lexonim më mirë situatën, edhe pse ishte ndeshje e mirë. Na mungoi thellësia në pjesën e parë në pjesën e brendshme. Vllaznia na vuri në vështirësi në tranzicion ose me topat e gjatë. Kërkonim ta zgjidhnim sulmin shumë shpejt, duke shkuar shpejt dhe kundërshtari u riniste, duke bërë që të vinin shpejt në tranzicion negativ. Zgjatja na penalizoi dhe për këtë arsye u munduam të ndryshojmë tranzicionin, topat e gjatë të tyre duke pasur Balajn, duke kërkuar 1 kundër me Malën e Grudën. Na ndikoi të bënim metra më shumë dhe për t’u futur në panik në disa situata. Kur ke topin duhet të ruash ekuilibrin. Duhet durimi kur ke topin në zotërim, për të ndërruar krahun e lojës që të mos zgjatej skuadra.

Merkato në prapavijë? Ne kemi tre qendërmbrojtës, Salin, Sotën, Janjevën dhe Prekën që po vjen dhe kjo periudhë e merkatos ka edhe pak ditë. Nuk është ajo shpëtimtarja dhe nuk kemi kërkuar lojtarë për të plotësuar numrin. Nëse gjejmë një për të tashmen e të ardhmen sipas parametrave të kërkuar, klubi do ndërhyjë se nuk po kursehet. Por në këtë periudhë është e rëndësishme që të gjejmë lojtarë që japin siguri. Por nuk është se jam në alarm për t’i kërkuar klubit.

E pashë penalltinë, nuk është kompetencë e imja të merrem. Pas pjesës së parë jam marrë me lojtarët që ta harrojnë atë. Loja ka një gjyqtar që vendos, ne duhet të harrojmë atë që ndodh dhe të fokusohemi te loja e jonë, kurrsesi të merremi me gjyqtarin”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Lidhjet homos*ksuale të Bledarit dhe dyshimet e gruas së tij

Lidhjet homos*ksuale të Bledarit dhe dyshimet e gruas së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com