GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehi: Këlliçit i bëra nder në zgjedhje, se mund të isha dhe kandidat

23:03 - 18/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e Berishës, Shehi: Do shkoj si qytetar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi thotë se kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit, i ka bërë nder në zgjedhjet vendore të 14 Majit pasi mund të dilte edhe si kandidat i pavarur dhe të merrte një numër të caktuar votash.

Këtë deklaratë, Shehi e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan pasi iu përgjigj pyetjes se përse nuk ka dalë në fushatë me Këlliçin për ta mbështetur.

Gazetarja Ambrozia Meta: Kam vënë re një lloj dembelizmi nga ana e disa deputetëve ose figurave të Partisë Demokratike për t’u angazhuar në këtë fushatë. Unë e mbaj mend që në vitin 2017, Lulzim Basha e ka lënë jashtë liste Belind Këlliçin për të futur në Tiranë në lista të sigurta z.Shehi dhe pjesën tjetër të aleatëve. Z.Shehi pse nuk keni mbështetur Belind Këlliçin, pse nuk keni dalë në një takim me të në fushatë? Pse e latë atë kandidat ju dhe deputetë të tjerë të dukej sikur ishte kandidat i pavarur për kryeqytetin?

Dashamir Shehi: Unë z.Këlliçi i kam bërë nderin më të madh që mund të bëhet se mund të isha unë aty edhe të jeni i sigurt që ato votat e Qorrit do ishin shumë më të mëdha.

Gazetarja Ambrozia Meta: 5000 vota keni marrë në zgjedhjet e…. Me aq nuk fitohet Bashkia e Tiranës.

Dashamir Shehi: Po atëherë pse më kërkoni ju që të dal unë në fushatë kur qenkam unë i pavlefshëm? Unë nuk kam dalë për z.Këlliçi se në Tiranë ka pasur 2-3 kandidatë dhe ne linjën tonë politike e kemi bërë të qartë me kohë. Ne do hyjmë të gjithë si hark opozitar kundër Edi Ramës, kundër PS. Aty ku ka një kandidat te vetëm siç është në Durrës, Shkodër, Mirditë, kam shkuar kam bërë edhe fushatë për aq sa mund të bëj unë. Atje ku kanë qenë 2 kandidat nuk kam dalë për të bërë fushatë për të qenë të drejtë me të dyja palët sepse unë nuk kam ndonjë pozicion të privilegjuar për partinë e Foltores në raport me partinë tjetër. Më të ndershme se kaq, a ka që ta thuash? Unë vetëm këtu kam bërë gjithë ato elozhet e mia për z.Këlliçi, i kam dhënë dhe mendtë e mia.

Etiketa: Dashamair Shehi

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Paralajmërimi i fortë: 30 deputetë të parlamentit rrezikojnë…

Murrizi: Në 14 maj votuan vetëm 30% e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com