GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shembja e “Prestige”, Voa: Qeveria e IKMT s’pritën gjykatën

23:10 - 04/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e “Prestige”, Voa: Qeveria e IKMT s’pritën gjykatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ndërtesa shumëkatëshe në qendër të kompleksit turitik Prestigj Resort, u shemb pasditen e së dielës përmes një shërthimi të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Aksioni për shembjen nisi që të enjten në mëngjes, kur fadromat prishën pjesën e restorantit, ndërkohë që në kollonat e ndërtesës u hapën vrimat për venien e dinamitit të përdorur sot.

Kompleksi është pronë e sipërmarrësit Irfan HysenBelliu, i cili kontrollon dhe disa media të rëndësishme në vend si si Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, televizioni Neës 24 dhe portali Balkanëeb. Në muajin shtator, autoritetet ndërhynë për herë të parë duke prishur pishinat, të cilat, siç bënë me dije në atë kohë, kishin qenë pa leje.

Për ndërhyrjen e fundit, përfaqësuesit e kompanisë deklaruan se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak apo të ishin në dijeni të ndonjë vendimi për prishjen e kompleksit. Ndonëse u bë ankimim në Gjykatën administrative, për të kërkuar ndërprerjen e veprimeve të Inspektoriatit, çështja nuk u arrit të merrej në shqyrtim, pavarësisht urgjencës së rastit.

Reagimi i Ramës

Në një postim në Tëitter, kryeministri Edi Rama, reagoi pas shembjes së godinës në kompleksin turistik, duke lënë të kuptohet se kompania nuk ka patur leje ndërtimi, por vetëm leje zhvillimi. “Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë”, shkruajti zoti Rama. Por kompania tregoi sot se ajo që ka firmosur kryeministri është pikërisht një leje ndërtimi.

Më herët, gjatë ndërhyrjes në shtator, autoritetet kishin reguar duke shpjeguar se leja e dhënë kishte qenë me disa kushte, që sipas tyre kompania nuk i kishte plotësuar. Sipërmarrësi Hysenbelliu deklaroi sot se ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet, ndërsa e konsideroi shembjen e godinës si “një hakmarrje mediatike dhe personale” e kryeministrit Rama ndaj tij.

Gjatë ditës, zoti Rama, në një konferencë për mediat deklaroi se po zbatohet sipas tij vetëm ligji, dhe se kjo ndërhyrje është pjesë e një procesi që qeveria e tij ka ndërmarrë kundër ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi. /Voa/

Etiketa: GjykataPrestigeshembja

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Garë e fortë mes Këlliçit e Alimehmetit në degën 3, si ndahen votat

Garë e fortë mes Këlliçit e Alimehmetit në degën 3, si ndahen votat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com