GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, krimi më i madh është heshtja e SPAK

21:27 - 19/02/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, krimi më i madh është heshtja e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

“Numrat nuk gënjejnë zotëri. Politika, poezia dhe premtimet, këto janë gënjeshtra. Numrat janë gjëja më e afërt që kemi me Zotin dhe të vërtetën.” Ky citim i një filmi Hollivudian përmban një të vërtetë shumë të madhe. Matematika është gjuha e së vërtetës, ndërsa numrat fjalët e saj.

Ndërsa propaganda i bombardon njerëzit çdo ditë me “të vërtetat” alternative, numrat ulërasin. Ndonjëherë edhe shumë fortë.

Rruga Korçë-Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë dhe ka filluar të ndërtohet 13 vjet më parë. Gjysma e saj, ose 17 kilometra u tenderuan nga qeveria e partisë Demokratike në atë kohë për një kosto totale rreth 15 milionë eurosh.

Gjysma tjetër ose 18 kilometra janë tenderuar dhe vazhdojnë të ndërtohen nga qeveria aktuale. Deri tani kostoja totale e segmentit socialist ka arritur në 48 milionë euro, ose mbi 3 herë më shumë nga kostoja e qeverisë së mëparshme. Kjo është ulërima e numrave që mbytet nga propaganda e përditshme.

Rruga Korçë-Ersekë është simboli i batërdisë korruptive me investimet në infrastrukturë gjatë këtyre viteve. Kosto të trefishuara për njësi dhe rrugë që nuk mbarojnë asnjëherë. Pra 13 vjet për vetëm 18 kilometra. Por nuk mbaron këtu. Në fund, korrupsioni e shëmbi rrugën.

Për inxhinierët shkaku i shembjes është i qartë. Në atë vend duhet të ishte ndërtuar urë për shkak të lartësisë së madhi të aksit nga tabani. Por A.N.K, kompania ndërtuese ka kursyer duke ndërtuar mur me gurë edhe pse parate nga buxheti i ka marre sikur po nderton autostrade. Ndaj rruga u shemb. Por fakti me shqetësues është se u shemb ende pa marrë ngarkesë, ende pa u perdorur, që do të thotë se aty nuk është përmbushur asnjë standard minimal.

Tani vjen dëmi tjetër i madh. Rruga do të marrë para të tjera. Belinda Balluku ka hyrë në vitin e 5-të si ministre e Infrastrukturës. Dhe rekordi flet qartë. Në ndërtimin e Unazës, mbikalimi tek me shigjeta, mori vitin e kaluar 4.5 milionë euro shtesë mbi vlerën e tenderuar për shkak se mbikalimi ishte projektuar gabim dhe nuk mbante duke rrezikuar shembjen.

Korrcë-Ersekë ka marrë shtesa mbi shtesa dhe tani u shemb përpara syve të të gjithëve dhe në sfondin e inaugurimeve të Ballukut, e cila me të vetën e ka përfunduar rrugën në qershor të vitit të kaluar.

Pesë vjet janë shumë dhe për fatin e keq të shqiptarëve, lista e rekordeve të errëta vazhdon të shtohet nga dita në ditë. Kardhiq-Delvinë, rruga e Arbrit dhe sa e sa të tjera.

Miliarda të hedhura në eter nga korrupsioni për rrugë, të cilat kanë mbetur rrugëve, siç pati thënë dikur kryeministri. Por krimi më i madh në të gjithë këtë histori është heshtja e SPAK. Një heshtje që do të duhet të thyhet. Fillojeni nga Korçë-Ersekë me një pyetje shumë të thjeshtë. Pse u shemb rruga? Dhe pse kushtoi 3 herë më shtrenjtë se gjysma që tenderoi Berisha?/KAPITALI

Etiketa: korce-kolonjerrugashembjaSpak

Lajme të lidhura

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë
Breaking Views

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë

19:11 - 13/01/26
Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti
Breaking Views

Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

18:38 - 13/01/26
LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta
Aktualitet

LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta

17:59 - 13/01/26
Para
Rënia e Euro-s kundrejt Lekut, Zef Preçi: Tregu i pompuar nga paraja e zezë

Rënia e Euro-s kundrejt Lekut, Zef Preçi: Tregu i pompuar nga paraja e zezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë
Breaking Views

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë

19:11 - 13/01/26

Kreu i PD, Sali Berisha, nga qyteti i Lezhës, në një takim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PD,...

Lexo më shumë
Refuzim i hapur ndaj SHBA-së, Groenlanda riafirmon lidhjen me Danimarkën

Refuzim i hapur ndaj SHBA-së, Groenlanda riafirmon lidhjen me Danimarkën

19:04 - 13/01/26
Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti

18:38 - 13/01/26
LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta

LETËR ‘HAGËS’ PËR ÇLIRIMTARËT! Avokati i Popullit të Kosovës i shkruan kryetares: Janë shkelur të drejta

17:59 - 13/01/26
U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij

U divorcuan për shkak të BBVA? Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij

17:45 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com