GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë të izoluar, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë përmbytjeve që goditën qytetin, rruga kryesore që lidh këto lagje me pjesën tjetër të Gjirokastrës mbetet ende e bllokuar, pa asnjë zgjidhje konkrete.

Çdo ditë, banorët detyrohen të kalojnë mbi masivin e dheut të rrëshqitur, në një zonë ekstremisht të rrezikshme, duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Në vend të ndërhyrjes urgjente, ata janë lënë të përballen vetë me pasojat e një situate që kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

Shqetësimi i komunitetit është i madh. Banorët denoncojnë mungesën totale të vëmendjes nga Bashkia e Gjirokastrës, e cila sipas tyre – kujtohet për këto zona vetëm në kohë fushate elektorale, ndërsa në emergjenca reale i lë në harresë.

Situata është veçanërisht alarmante për të moshuarit, të cilët prej një muaji nuk marrin shërbimin e linjës urbane dhe janë të detyruar të izolojnë jetën e tyre brenda shtëpive, pa akses në shërbime bazë.

Inxhinieri i Bashkisë së Gjirokastrës, Spiro Diamanti bëri me dije se pritet ende raporti i Shërbimit Gjeologjik. Deri në mbërritjen e këtij raporti, banorët do të vijojnë të përballen me rrezikun, duke kaluar në shtigje të pasigurta dhe potencialisht fatale.

Etiketa: BllokimGjirokastërKryesore1

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Para
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com