GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shembja e Urës së Zogut, PD: Është lënë në harresë

17:43 - 15/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembja e Urës së Zogut, PD: Është lënë në harresë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për shembjen e Urës së Zogut në Lezhë. Me anë të një deklarate për mediat, deputetja demokrate Elda Hoti ka theksuar se shembja e urës ka ardhur për shkak se u la në harresë nga qeveria.

Po ashtu ajo ka theksuar se Ura e Zogut është një monument kulture i kategorisë së parë. Gjithashtu Hoti ka deklaruar se hapja pa parlajmërin e digave në lumit Mat dëmtoi, ‘Urën e Zogut’, duke shtuar se kryeministri Edi Rama tregoi urrejtjen e tij që ka për veriun.

Deklarata e Plotë:

Ura e Zogut, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë, është shkatërruar tërësisht. Mungesa prej vitesh e vëmendjes dhe kujdesit të qeverisë, lënia në harresë, pavarësisht alarmit të aktivistëve të trashëgimisë, ka bërë që lumi Mat ta shkatërrojë urën e famshme, duke çuar në det një tjetër monument të traditës. Kjo mungesë barbare ndjeshmërie dhe përkujdesjeje, i ka fshirë Shqipërisë një ndër veprat më me vlerë historike dhe arkitektonike.

Prej kohësh kam dashur ta shmang trishtimin e kësaj dite, dhe për këtë nuk reshta së kërkuari nga qeveria që të marrte masat për të mos lejuar rrënimin e një prej ikonave të veriut të Shqipërisë.

Ura e vjetër e Zogut, ajo që rezistoi 1 shekull, arkitektura e veçantë e saj, e ndërtuar nga një inxhinier italian, e dalluar për madhështinë dhe formën e unike, rrënohej nga pak çdo muaj, por kaluan vite dhe nuk u tregua kujdes për të.

Edhe pse mori vëmendjen e organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra”, që e listoi në vendin e 12 si një ndër asetet më të rrezikuara në Europë, Ministria jonë e Kulturës heshti. Qeveria nuk ia hodhi sytë asnjë ditë nga 9 vitet e gjata në pushtet. Ndoshta është shumë të kërkosh nga një qeveri si kjo e tanishmja, vëmendje për “Urën e Zogut”: Një qeveri që ka fshirë memorien e vendit, ka shkelmuar trashëgiminë, ka varfëruar qytetarët dhe po shpopullon vendin.

Shkatërrim i trashëgimisë

Ndjej trishtim, por aspak çudi, për një qeveri e cila e sheh trashëgiminë me sytë e njerkës dhe pasuritë e vendit i klasifikon vetëm sipas vlerës që ato kanë për xhepin e pushtetarëve. Ndjej trishtim për shkatërrimin e “Urës së Zogut”, por aspak çudi se për këtë qeveri një oligark vlen më shumë se një monument kulture.

Ashtu si hapja e digave të hidrocentraleve në Drin mori përpara pronat e shkodranëve, hapja pa paralajmërim e digave në lumin Mat mori përpara urën e Zogut. Jo vetëm atë, por edhe përmbyti tokat, e shtëpitë, i varfëroi edhe më tej banorët e zonës. Lumi Mat mori sot me vete një pjesë të historisë, por na bëri me dije edhe një herë paragjykimin dhe harrimin që Edi Rama ka për veriun dhe trevat e tij.

Tregoi karakterin hakmarrës të atij që ata që nuk e votojnë i shpall armiq të klasës dhe të pushtetit. I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës t’i japë fund derdhjes së fondeve për miqtë e partisë dhe të kthejë kokën nga trashëgimia kulturore e Shqipërisë. Ura e Zogut, me këmbët e thyera, rri në ballin e turpeve të kësaj qeverie, e cila atë që nuk e vjedh e lë të shkatërrohet, dhe atë që shkatërron e quan punë dhe nder.

Etiketa: PDshembjaUres se Zoput

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
007 ruse jep alarmin: Vendin e pret lufta civile, terrori dhe kaosi

Paralajmërimi/ Ja ç'po planifikon Putin për Vitin e Ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com