GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembulli “Nuhu”, zbythja e Policisë nga Rrajat e Krujës

15:43 - 07/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembulli “Nuhu”, zbythja e Policisë nga Rrajat e Krujës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pas publikimit të pamjeve të rënda të dhunës në Krujë, Policia e Shtetit ka reaguar duke arrestuar 4 shtetas si të përfshirë në ngjarje. Por sic mëson Lapsi.al vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Xhelali e Flamuri, nuk janë vënë në pranga ende. Ata shfaqen me pistoletë në dorë teksa kërcënojnë një prej anëtarëve të fisit Maja.

Për ta kuptuar më mirë zbythjen e policëve duhet kujtuar historia e Emiljano Nuhut, polici i vetëm i Krujës që pranoi të regjistrojë denoncimin e Xhisiela Malokut, ish e dashura e rrahur dhe kërcënuar nga Rexhepi, djali i deputetit të zonës, Rrahman Rraja.

Kur sapo kishte marrë kallëzimin e Xhisielës, Emiljanon e ndoqën kushërinjtë e Rexhepit nga Kruja në Tiranë. Njëri prej tyre, Ramazan Rraja ia tha troç: “Ligjin në Krujë e bëjmë ne. Nëse duam mund të shkrijmë edhe Komisariatin e Krujës”.

Mosbesues për këto fjalë, polici Emiljano Nuhu i shkruajti një letër të gjatë eprorit të tij Ardi Veliut. Në letrën që Lapsi.al e ka publikuar të plotë në të cilën i përshkruante djemtë e fisit Rraja si “të pushtetshëm, impulsivë, që lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.

Çfarë bëri Ardi Veliu? I çoi informacionin Taulant Ballës. Sepse Rrajat, duke qenë fis i madh në Krujë janë një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Siç tregoi më vonë polici Emiljano Nuhu, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rrajën, me kryetarin e bashkisë Artur Bushin dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rrajën. Ky i fundit ishte i armatosur dhe në nerva e sipër i vuri pistoletën në kokë për t’i thënë të mos regjistronte denoncimin e Xhisiela Malokut.

“Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time” tregoi Emiljano Nuhu, pasi u arratis nga Shqipëria me gjithë familjen.

Nuhu ishte një agjent policie dosido. Ai kishte marrë pjesë në disa operacione të rëndësishme si i infiltruar dhe për të ishte investuar për vite me radhë në disa trajnime. Nuhu kishte çertifikatën e sigurisë të lëshuar Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar, kualifikime nga OSBE, PAMECA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomën në juridik etj dhe kurset e tjera të organizuara nga policia e shtetit.

Megjithatë, pasi denoncoi publikisht Rrajat dhe manipulimin që kishte bërë Taulant Balla në komisariat u përball me artilerinë e rëndë të presionit qeveritar. Kryeministri Rama doli dhe e quajti “horr“, “shpifës me uniformë”, një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azilin politik.

Kur Ramës i thonin se Xhelal Rraja i kishte vënë pistoletën në kokë policit, kryeministri bërtiste: Unë kam parë kamerat! Në fakt, filmimet e komisariatit të Krujës nuk dolën kurrë. Sot doli se si fisi Rraja dhunon një njeri në mes të ditës me shkopa bejzbolli duke i mbajtur pistoletën mbi kokë dhe pa iu trembur policisë.

Dhe policia nuk ka se si të veprojë. Sepse Edi Rama e bëri shembull Emiljano Nuhun duke i dhënë një mesazh të qartë kujtdo që do të marrë përsipër t’i arrestojë apo të regjistrojë kallëzim Rrajave. Në fillim duhet t’i bëjë hesapet me Edi Ramën./Lapsi.al

 

Etiketa: dhunanuhuPoliciarrajat

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
Karkaleca e sërf në det, Dua Lipa shijon pushime me të dashurin e ri (VIDEO)

Karkaleca e sërf në det, Dua Lipa shijon pushime me të dashurin e ri (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com