GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Shëndetësia falas”, shqiptarët shpenzuan mbi 100 mln € në spitalet private në 2021

11:31 - 23/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shëndetësia falas”, shqiptarët shpenzuan mbi 100 mln € në spitalet private në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse shëndetësia zyrtarisht është falas, shumë shqiptarë rezulton se preferojnë që të kurohen në spitalet private në vend, ndonëse me një kosto shumë të shtrenjtë.

Sidomos kjo ishte e dukshme në vitin 2021, që përkon me kulmin e valës së dytë të pandemisë së Covid-19. Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, apo shtrimit në spitale private.

Të dhënat zyrtare të bilanceve pesë spitaleve private, AMERICAN HOSPITAL, International Hospital (ish Hygeia), Salus, German Hospital International, Spitali Europian, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se të ardhurat e kombinuara të tyre ishin rreth 12.3 miliardë lekë (103 milionë euro), duke arritur nivelin më të lartë rekord që kur spitalet e para filluan të hyjnë në tregun shqiptar më shumë se një dekadë më parë.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, rritja e të ardhurave është 25.5%, më e larta e regjistruar vitet e fundit, ose rreth 20 milionë euro më shumë. Në 2020-n, kur pandemia u forcua ne muajt e fundit të vitit, rritja vjetore e të ardhurave ishte 10.7%.

Spitali Amerikan (American Hospital) është më i madhi në vend. Në vitin 2021 qarkulloi 7.5 miliardë lekë, me rritje 21% me bazë vjetore.

Pas tij renditet International Hospital (ish Hygeia), po pjesë e grupit të Spitalit Amerikan, me 3.2 miliardë lekë, me rritje vjetore 18%.

Spitali Salus raportoi 767 milionë lekë të ardhura, me rritje 7%. “German Hospital International kishte xhiro prej 653 milionë lekësh, me rritje 41%, ndërsa Spitali Europian mëse i dyfishoi të ardhurat, në 411 milionë lekë.

Në pjesën e parë të vitit 2021, vala e pandemisë arriti kulmin e saj, e reflektuar kjo dhe me numrin e lartë të vdekjeve. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2021, humbjet e jetës arritën në rekordin e 10.2 mijë personave, me rritje 61% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë të 2016-2019. Edhe në tremujorin e dytë vdekjet u rritën me 21% në krahasim me mesataren 2016-2019. Për gjithë vitin 2021, fatalitetet arritën një nivel rekord në historinë e Shqipërisë, me 30.6 mijë persona, me rritje 40% në raport me mesataren e 2016-2019.

Si rrjedhojë e tejmbushjes së spitaleve publike, por edhe besimit të ulët në sistemin publik të shërbimit shëndetësor, shumë individë u kuruan në spitale private, me kosto që vlerësohet të kenë arritur mesatarisht 20 mijë euro/person. Rritja e kostove për të përballuar Covid ka ulur dhe aftësinë paguese të individëve. Spitali Amerikan thekson në raportin vjetor se ka pasur “rënie të mundësisë së pagesave të familjeve dhe fokusin e shpenzimeve të tyre për trajtimin e infektimit nga COVID-19. Rritja e çmimeve dhe shpenzimet e rritura në medikamente ndikuan ndjeshëm në mirëqenien e tyre”.

Rreth 947 milionë lekë në vit, që shpenzohen në spitalet private rimbursohen nga shteti për shërbimin e dializës që kryhet nga Spitali Amerikan, ndërsa vitet e fundit është zhvilluar dhe shërbimi i sigurimit shëndetësor nga shoqëritë private të sigurimit që mbulon një pjesë të shpenzimeve të individëve që kurohen në privat.

Në spitalet private u shpenzuan sa 25% e totalit të buxhetit të shtetit për mjekësinë

Për vitin 2021, shpenzimet totale faktike për shëndetësinë ishin 78 miliardë lekë (rreth 650 milionë Euro), me një rritje prej 16% me bazë vjetore në krahasim me periudhën përkatëse 2020, sipas raporti vjetor të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përjashtuar programet e Përkujdesit Social dhe Rehabilitimit të përndjekurve politike, që nuk janë të lidhura me shëndetësinë, buxheti total i shëndetësisë ishte 49 miliardë lekë, ose rreth 410 milionë euro. Peshën kryesore të shpenzimeve, me 46% të totalit e zë trajtimi i pacienteve të shtruar ne spitale.

Ndërsa shuma e shpenzuar në spitalet private është sa 25% e totalit të buxhetit të dedikuar vetëm për shëndetësinë. /Monitor/

Etiketa: mjekeprivateshendetesiShqiperi

Lajme të lidhura

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City
Aktualitet

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

19:54 - 10/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Këmbimi valutor 10 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:46 - 10/01/26
Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim
Breaking Views

Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

18:22 - 09/01/26
Para
Tiranë/ Qëlloi me plumb në bark punonjësin e IMT-së, ky është autori (EMRI)

Fëmijët alarmojnë policinë: Na kanë humbur prindërit, nuk erdhën në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra
Aktualitet

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26
Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com