GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Shenja paralajmëruese e iPhone që tregon se po ju përgjojnë

21:00 - 06/11/21
në Kuriozitete, Lifestyle, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Shenja paralajmëruese e iPhone që tregon se po ju përgjojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Iphonat kanë një shenjë paralajmëruese që tregojnë nëse një aplikacion po përdor kamerën tuaj. Kjo është një nga metodat më të shkëlqyera për këdo që është “shqetësuar” ndonjëherë se aplikacionet mund t’i spiunojnë ato.

Së fundmi, Apple ka ndërtuar  një sistem alarmi me ngjyra për t’ju njoftuar për mashtrime të tilla. Një sistem pikash jeshile dhe portokalli në iPhone mund t’ju lajmërojnë sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera juaj.

Pra, nëse ndonjë aplikacion ju regjistron, do ta dini këtë. Kjo veçori u shtua në iPhone në përditësimin e iOS 14, por mund të mos e keni vënë re më parë. Një pikë e vogël jeshile shfaqet në këndin e sipërm djathtas të ekranit kur aktivizohet kamera. Provoni të klikoni në aplikacionin tuaj të kamerës dhe shihni pikën jeshile që shfaqet. Do të shfaqet portokalli nëse mikrofoni është aktivizuar.

Faqja e mbështetjes së Apple  vë në dukje : “Ky tregues shfaqet si një katror portokalli nëse cilësimi Diferencimi pa ngjyra është i aktivizuar”. Duke rrëshqitur në Qendrën e Kontrollit, do të mund të shihni detaje se cili aplikacion po përdor mikrofonin. Nëse dyshoni se diçka po ndodh, duhet të kontrolloni lejet e aplikacionit te “Cilësimet”.

Për shembull, mund t’i mohoni aplikacionet specifike qasjen në mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe nëse jeni vërtet i shqetësuar, thjesht mund ta fshini aplikacionin fare. Mos harroni të siguroheni që e keni përditësuar iPhone tuaj në të paktën iOS 14 përpara se të provoni të përdorni funksionin.

Nëse e keni përditësuar kohët e fundit, me siguri po përdorni iOS 15 që është edhe më mirë. Për të kontrolluar, shkoni te Settings – General – Softëare Update dhe kërkoni versionin.Nëse disponohet një përditësim, duhet ta shkarkoni dhe instaloni për mbrojtjet më të fundit të sigurisë.

Etiketa: iphonekuriozitetLifestyleTeknologji

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
“The New York Times” shkruan për historinë e filmit shqiptar “Zgjoi”

Filmi “Zgjoi” shfaqet në New York, i pranishëm edhe kongresmeni Eliot Engel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com