GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sheshi në gjendje të mirë/ Veliaj hedh për herë të dytë 1.6 mln lekë në pak muaj

15:15 - 07/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është mësuar që mbyllë tenderët me ofertat më të shtrenjt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është mësuar që mbyllë tenderët me ofertat më të shtrenjt

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë , Erion Veliaj,  do të bëjë ndërhyrje edhe në rrugët ku nuk është e nevojshme, pasi janë në gjendje të mirë. I tillë është rasti i sheshit  në Yzberisht që të kufizohet nga rrugët   3Dëshmorët – Rexhep Shala – Joaklin Persi. Në fakt vlen të kujtojmë se në tetor të 2022 ky shesh dhe rrugët lidhëse i janë nënshtruar një rikonstruksioni. Por, Veliaj do të hedh edhe 1.6 mln euro të tjera për të bërë sikur riparon sheshin.

Tenderi në fjalë është hapur në fund të dhjetorit 2022 dhe është mbyllur me datë shkurt të këtij viti. Ky tender që në shqyrtimin e parë tregon që është abuziv. Së pari po hidhen miliona për punë që nuk do të kryhet. Së dyti, tenderi është mbyllur në shkelje të ligjit. Open Data Albania tregon se kontrata është mbyllur pa garë fare dhe është shkelur rregulli bazë i prokurimeve.

Sipas dokumenteve për këtë tender kanë paraqitur oferta 15 firma. 24 prej tyre janë skuafikuara që në fazën e parë nga Bashkia Tiranë me argumentin se nuk kanë deklaruar staf mjaftueshëm për të kryer këto punime.  Kështu ka mbetur e vlefshme vetëm  oferta  “BE – IS” & “ERGI” me vlerë 1.6 miliardë lekë. Madje në dokumente shohim se oferta e tyre është më e shtrenjtë se ofertat e katër firmave të tjera. Por, ky fakt është anashkaluar nga Veliaj, i cili çdo tender e mbyll me vlera shumë të larta. Ndërsa shtojmë faktin që firmat në fjalë e kanë marrë kontratën  pa garuar fare, me çmim të shtrenjtë dhe dokumente të paqarta.  Kështu kjo kontratë ka marrë “Flamurin e Kuq”, çka tregon që është në shkelje flagrante të ligjit. Duke iu shtuar listës së aferave të  Veliajt.

 

Fituesi Hamza Islamaj

Vlen të përmendin se dy firmat fituese edhe kur konkurrojnë më vete përfitojnë tenderë nga Veliaj pa garë. Theksojmë këtu firmën, “BE – IS” në pronësi të Hamza Islamajt. Ky i fundit njihet më shumë për aferat që bën në bashkëpunim me biznesmenin Gentjan Sulaj. Duke kujtuar si një nga aferën e fundit më të madhe atë për rikonstruksionin e materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.  Ky tender është lakuar shumë ne media seps    Islamaj me bashkëpunëtorin e tij mashtruan dhe vodhën paratë e projektit.  Në 3 gusht 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë”, me fond limit rreth 7 miliardë lekë. Islamaj dhe Sula, kanë bërë një pazar me kupolën e korrupsionit në shëndetësi, kanë paraqitur një ofertë 466 395 123 lekë.

Sipas një dosje të KLSH-së që ka parë Prapaskena, Ministria e Shëndetësisë ka fryrë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderit, me qëllim për të futur në kurth kompanitë e tjera, dhe për t’i dhënë tenderin dy oligarkëve sipas pazarit paraprak. Më tej, është shmangur përllogaritja e kostove për punimet ndërtimore sipas çmimeve të tregut, me qëllim për të vjedhur paratë. Me këtë lëvizje, janë vjedhur 140 milionë lekë.

Ndërsa në dy vitet e fundit Islamaj regjistron më shumë tendera nga Bashkia Tiranë, ku më i liri kap vlera 10 milionë lekë të reja.

 

Punë e bërë dy herë

Po të kthehemi te tenderi i Velijat shohim qartë se kemi të bëjmë me punë që po bëhet për të dytën herë. Sikur e përmendëm në fillim të artikullit për këtë bllok rrugësh në Yzberisht, Veliaj ka bërë investime në tetor të vitit të shkuar. Ndërkohë,  në dokumentet e tenderit, janë disa foto të emërtuara “Sheshi 5”. Sipas këtyre pamjeve, këto rrugë janë të degraduara dhe është e pamundur lëvizja e mjeteve. Dhe, në këto kushte, Bashkia e Veliajt ka vendosur të shpenzojë miliona euro.

Foto, dhjetor 2022, Yzberisht

Por, në foton e mëposhtme, e cila është shkrepur në dhjetor të vitit 2022 duket qartë që ky shesh  është në gjendje të mirë. Madje dallon qartë që punimet janë bërë së fundmi. Nga ku shohim se kjo zonë ka nevojë për sistemim urbanistik.  Dhe kjo arrihet vetëm nëse Lali Eri i bën tenderët sipas ligjit.

Lexo edhe: Veliaj skualifikon ofertat e lira, jep pa garë 700 milionë lekë për riparim rruge

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion VeliajHamza Islamajrruga 3 deshmorettenderYzberisht

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Projektet i bëni fshehurazi”, Alibeaj: Çfarë përfitojnë shqiptarët?

Alibeaj komenton refuzimin e kërkesave të demokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com