GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj skualifikon ofertat e lira, jep pa garë 700 milionë lekë për riparim rruge

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kështu, Veliaj kujtohet në prag zgjedhjesh të merret me to! Sakaq, në dokumente evidentohet se punimet do të zgjasin për 4 muaj.

Kështu, Veliaj kujtohet në prag zgjedhjesh të merret me to! Sakaq, në dokumente evidentohet se punimet do të zgjasin për 4 muaj.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është mësuar që mbyllë tenderët me ofertat më të shtrenjta. Në këtë mënyrë ka vepruar edhe për tenderin me vlerë 700 milionë lekë, me të cilin do të riparohet një rrugicë në Tiranë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rruga e Malësorëve”. Për këtë tender kanë paraqitur oferta jo pak, por 22 kompani. Të gjitha janë skualifikuar dhe në garë ka mbetur firma “B93 II” shpk., në pronësi të Ardit Liçajt.

Edhe në këtë tender nuk është respektuar ligji. Së pari, si e vetmja ofertë e klasifikuar, firma “B93 II” mori fitoren pa u zhvilluar një garë sikur e kërkojnë rregullat për prokurimet. Së dyti, oferta  kësaj kompani ishte më e shtrenjtë se disa firma të tjera. Ky fakt nuk u mor parasysh. Veliaj me arrogancë ka skualifikuar 21 kompani dhe e ka mbyllur tenderin pa garë për interesa të një firme të paracaktuar.

Ku shkojnë milionat

Rruga e Malësorëve ndodhet në Shkozë. Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi se si në rrugët e kësaj zone nuk është investuar për rreth 30 vjet. Kështu, Veliaj kujtohet në prag zgjedhjesh të merret me to! Sakaq, në dokumente evidentohet se punimet do të zgjasin për 4 muaj. Çudi e madhe! Është e qartë se do të hidhet asfalt mbi balte sa për të mashtruar votuesin. Në muajin e parë do të bëhen gërmime dhe do të hiqen të gjitha shtyllat elektrike, pasi do të zëvendësohen me të reja.

Praktikisht i bie që asfalti në këtë rrugë të  hidhet në muajin e tretë, pra fiks për zgjedhje. Ligjërisht kryebashkiakëve nuk iu lejohet që të zhvillojnë kontrata tenderuese në fushatë zgjedhore. Por, sa ka mbështetjen e kryeministri, Veliaj nuk e vret mendjen për këtë rregull. Ndërsa më poshtë në dokumentet për grafikun e punimeve vëmë re se nga këto 700 milionë lekë, ca lekë do të hidhen për të bërë punime arti në këtë rrugë, si dhe punime muralesh.

Nuk përcaktohet vlera për këtë zë, por sidoqoftë kemi të bëjmë me tallje të hapur. Jo më larg se verën e shkuar, banorët që jetojnë në këtë lagje janë ankuar në media se kanë mungesë të furnizimit me ujë, si dhe rrugët janë krejtësisht të amortizuara. Ndërsa Veliaj, kërkon t’iu zbukurojë fasadat!

“S’kam ujë të shkoj të lahem tani. Mbaron depozita me enët. Kaq i thuaj Erion Veliaj që na merr lekët kot. 50 mijë lekë na merr për ujin dhe ujë s’ka fare. Këtu ka marrë fund o shoku im”, deklaronin banorët në gusht të këtij viti në një denoncim për mediat.

Këtë situatë, Veliaj po e shfrytëzon para zgjedhjeve që edhe të mbledhë vota, edhe të kënaqë kompaninë e preferuar!

Lexo edhe: Veliaj i fal 1.6 mld lekë Mehdi Lalës, për të riparuar 4 rrugica

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: asfaltErion Veliajfushate zjedhoremungese konkurrencemungese ujiredflafrruga e malesoreveShkozetenderZgjedhje

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
“McGonigal”, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor

“McGonigal”, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të...

Lexo më shumë
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com