GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfrytëzon minierat në Bulqizë/ Dënohet me 3 vite burg presidenti i “Tur-Alb-Krom”

14:29 - 03/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzon minierat në Bulqizë/ Dënohet me 3 vite burg presidenti i “Tur-Alb-Krom”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pronari i kompanisë shqiptaro-turke “Tur-Alb-Krom”, Fethi Kaya, është dënuar me 3 vite burg për mashtrim dhe shfrytëzim pa kriter të minierave në Shqipëri.  Janë të shumta rastet kur investitorë të huaj, që janë të përkëdhelurit e qeverisë sonë, vijnë në Shqipëri dhe me justifikimin se po investojnë, në fakt zhvasin pasuritë tona. I tillë duket se është edhe rasti i biznesmenit të dyshimtë turk Fethi Kaya, pronar i kompanisë minerale “Tur-Alb-Krom”, i cili shfrytëzon miniera në Kalimash dhe Bulqizë. Bëhet me dije se, Fethi Kaya është dënuar në Shqipëri me 3 vite burg për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash. Si për ironi, që nga viti 2019, Fethi Kaya rezulton edhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare –Turke.

Fethi Kaya është dyshuar edhe për pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda etj, por gjykata e ka gjetur fajtorë vetëm për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, që në fakt konsumojnë edhe pastrimin e parave. Bëhet me dije se dënimi është mbajtur i fshehtë, pasi Fethi Kaya, me lidhjet e tij të krijuara, po përpiqen të rrëzojnë vendimin në Apelin e Tiranës, ku besohet se një sekser po tenton të mbulojnë me para trupin gjykues. Ne do të ndjekim dhe monitorojmë shqyrtimin e kësaj dosje nga Gjykata e Apelit, duke raportuar çdo lëvizje korruptive dhe të paligjshme.

Shkeljet e evidentuara

Të dhënat e publikuara në regjistra tregojnë se, Fethi Kaya regjistroi në Tiranë kompaninë minerale “Tur-Alb-Krom” në qershor të vitit 2008 me kapital 100 mijë lekë, ndërsa sot kapitali i saj figuron 4.5 milionë USD. Nuk dihet se si Fethi Kaya arriti të bëhej pjesë shfrytëzimit të nëntokës shqiptare. Një raport inspektimi i kryer nga Agjencia e Burimeve Natyrore në tetot 2013, me urdhër të ish-ministrit Damian Gjiknuri, zbulon batërdinë  e “Tur-Alb-Krom” në zonën D të minierës së Bulqizës. U propozua menjëherë pezullimi i lejes së shfrytëzimit, por Fethi Kaya rinisi punën shumë shpejt, me metodat që i ka mësuar shumë mirë në Tiranë. Fethi Kaya është pjesë e rëndësishme edhe një dosje tjetër penale që ndodhet në duart e prokurorit Afrim Shehu në Durrës.

Fethi Kaya, në bashkëpunim me një ‘ujk të vjetër’ dallaveresh të Portit të Durrësit, Xhevdet Hyseni, dyshohet se u kanë faturuar krom rreth 94 fermerëve të Korçës, të cilët gjithë jetën kanë shitur duhan. Në këtë mënyrë, kjo dyshe kanë vjedhur dhe rrënuar kompaninë e mbledhjes dhe përpunimit të duhanit Gazmir Sardi, por edhe shtetin shqiptar, me anë të rimbursimit të TVSH, evazionit fiskal, mashtrimit, falsifikimeve, faturave fiktive etj. Në këtë dosje, janë implikuar dhe kanë firmosur një listë zyrtarësh publikë, për të cilët do të flasim në vijim. Duke se kjo është edhe arsyeja se pse prokuroria ka mbyllur sytë përballë fakteve verbuese penale dhe personave të implikuar, me firmë dhe vulë/Prapaskena/

 

 

Etiketa: abuzimFethi KayaKryesore1mashtrimPastrim parashTur-Alb-Krom

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
“Qeti më i fortë se shteti”, baronët fusin naftë ilegale në Shqipëri

“Qeti më i fortë se shteti”, baronët fusin naftë ilegale në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com