GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfrytëzonin femra për prostitucion në Fier, Gjykata dënon dy pensionistët

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kthyen lokalin në “shtëpi publike”, Gjykata e Fierit jep vendimin për pronaren dhe punonjësen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy pensionistë, një grua dhe një burrë janë dënuar nga Gjykata e Fierit, si organizatorët e shfrytëzimit të 4 femrave për prostitucion në një nga hotelet e quajtura “Oda e Miqve” në Fier.

E pandehura, 73-vjeçare Besiko Golemaj është dënuar me 7 vite burgim për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Me të njëjtën masë dënimi, 7 vite burgim është dënuar dhe bashkëpunëtori i saj, Nesti Golemaj.

Vendimi për dënimin me burg të dy pensionistëve erdhi pas pretencës të dhënë pak kohë më parë nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj.

Sipas dosjes hetimore, të regjistruar në prokurorinë e Fierit, bëhet fjalë për një zinxhir lokalesh dhe hotelesh në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit që ushtrohet nga pensionistët.

Ky fenomen është shpërndarë dhe në shumë pika të tjera, ku është evidentuar se veç vajzave të reja, janë dhe gra të martuara, të pandara nga burrat e tyre, që ushtrojnë prostitucion kundrejt pagesës.

Po sipas kësaj dosje këto shtetase kërkohet të trajtohen me skemat e ndihmës sociale, zyra e punësimit, bashkia, qendrat për rehabilitimin e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje etj.

A. Xhafa e martuar me dy fëmijë, E. Shima e martuar me tre fëmijë, L. Belba e martuar, F. Xhelaj e divorcuar me 1 fëmijë që i përket komunitetit Rom, janë proceduar në gjendje të lirë dhe dënuar nga gjykata, për akuzën e “Ushtrimit të Prostitucionit”.

Ndërsa 4 persona të tjerë që ishin kthyer si tutorë duke mbyllur pazaret me klientë të moshave nga 50 deri në 70 vjeç, janë arrestuar dhe mbyllur në burg.

Në dosjen hetimore thuhet se nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetaset që ushtrojnë prostitucionin janë katër, nga qyteti i Fierit dhe Patosit.

Ato janë të papuna, nuk trajtohen nga ndihma sociale, janë pa profesion, pa nivel arsimor. Dy nga këta femra, janë me fëmijë dhe burra përkatës, por sërish lejohen prej tyre të ushtrojnë prostitucion në lokale të ndryshme.

“…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet Tajar Hysenaj pronar i hotel” Oda e miqve”, i cili ka licence për ushtrim aktiviteti” bar kafe”, hoteleri dhe krahas saj ushtron aktivitet të paligjshëm atë të “vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”.

Ky shtetas nuk është ne kushtet e shtetasve qe ushtrojnë prostitucion, por ai përfiton nga kjo lloj kategori shtetasesh.

Po kështu aktivitet kriminal ushtrojnë dhe pronarët e lokaleve të që janë pensionistja, Besiko Molishtari, Nesti Golemaj dhe Naxhija Aliaj, të cilat përveç aktivitetit “bar kafe” në ambientet e tyre të lokalit, rekrutojnë persona klientë seksi, të cilët pasi konsumojnë pije alkoolike, kafe etj., në këto lokale, paguajnë për këto shërbime.

Krahas tyre ata kërkojnë favore seksuale tek shtetaset e mësipërme kundrejt pagesës dhe këto favore seksuale përfitohen nga bashkëpunimi i pronarëve te lokaleve me shtetaset e dyshuara si viktima trafikimi./Ora News

Etiketa: Gjykata e FieritProstitucion

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Pentagoni: 10 mijë trupa koreano-veriorë janë dislokuar në Rusi

Pentagoni: 10 mijë trupa koreano-veriorë janë dislokuar në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com