GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shtrenjtohet mielli, shitësit rrisin çmimin e bukës, konsumatorët nuk e përballojnë dot koston

15:50 - 10/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtrenjtohet mielli, shitësit rrisin çmimin e bukës, konsumatorët nuk e përballojnë dot koston
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët po përballen këtë shtator me rritjen e çmimit të bukës deri në 30 lekë në disa qytete.

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.

Në lidhje me rritjen e çmimit të bukës, kanë reaguar edhe pronarët e furrave të bukës, të cilët shprehen se, nëse çmimi i miellit dhe gjithçka tjetër që përdoret për prodhimin e bukës pëson rritje, atëherë edhe ne do detyrohemi të ngremë çmimet e bukës.

Pronarët e furrave të bukës shprehen se, ata janë mbledhur disa herë si prodhues buke për të diskutuar në lidhje me rritjen e çmimit, por ende nuk kanë rënë dakord nëse do të rritet me 10 apo 20 lekë (të reja), gjë që-sipas tyre-do të varet nga rritja e çmimit të miellit.

“Nuk është mirë që të rritet çmimi se njerëzit janë shumë të varfër, megjithatë përderisa nuk ka prodhim mbase dhe ata të mëdhenjtë janë të detyruar që ta rrisin. Nëse rritet çmimi i miellit edhe ne jemi të detyruar që ta rrisim çmimin e bukës, por deri tani nuk e kemi rritur çmimin. Buka do të rritet me 10-20 lekë. Unë e nis dyqanin me minus.”- thotë shitësja.

Vetë konsumatorët shprehen se, ata nuk e përballojnë dot rritjen e çmimit të bukës pasi të ardhurat e tyre janë tepër të ulëta dhe mezi sigurojnë jetesën.

“Ne jemi pensionistë. Nuk e përballojmë dot sepse jemi shumë të sëmurë. Nuk kemi nga ti gjejmë të ardhurat dhe pensioni ka dy vite që nuk na rritet.”- shprehen qytetarët.

Me gjithë pretendimet e pronarëve të furrave të bukës dhe shqetësimet e ankesat e qytetarëve, përsëri, çmimi i bukës pritet të rritet nga dita në ditë edhe në Berat, ku çmimi i miellit dhe produkteve të tjera për prodhimin e bukës janë rritur.

Lajme të lidhura

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Para
Merkel i jep lamtumirën Macron me një darkë pune në Paris

Merkel i jep lamtumirën Macron me një darkë pune në Paris

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com