GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shiu përmbyti Shkodrën, PD denoncon: 237 mln lekë për pastrimin e kanaleve kulluese, asnjë masë

10:27 - 13/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e shiut që u regjistruan në vend të shtunën e kaluar nxorën në pah dështimin e strukturave lokale për menaxhimin e fondeve për pastrimin e kanaleve kulluese. Mjaftuan vetëm pak orë shi që Vau i Dejës të përmbytej dhe pronat e shumë banorëve të shkatërroheshin.

Dega e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës ka akuzuar autoritetet lokale se kanë shpenzuar 237 milionë lekë të vjetra nga Bordi i Kullimit për pastrimin e kanaleve në Vau Dejës, por asnjë masë nuk është marrë.

Madje PD shton se vetëm “gjatë 3 viteve të fundit, administrata e bashkisë Vau Dejës ka shpenzuar sërish, plot 870 milion lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve për karburant+lubrifikant, karburant ky ku  përfshihet edhe për pastrimin e kanaleve kulluese, por sërish Vau i Dejës është përmbytur”.

Në denoncim shkruhet se PD fton organet ligjzbatuese të nisin një hetim të menjëhershëm për keqmenaxhimin e taksave nga bashkia Vau Dejës për pastrimin e kanaleve kulluese.

Njoftimi:

PD Vau i Dejes

Banorët e Bashkisë Vau Dejës, janë përballur këtë të shtunë me një situatë të pazakontë, një përmbytje në pak orë shi që shkatërroi pronën e shumë banorëve.

Por në këtë situatë gjithçka ka një emër, ai është keqmenaxhimi që po i bëhet bashkisë Vau Dejës.

U pa qartë, që gjithçka vjen si rrjedhojë e inekzistëncës së pushtetit vendor, mungesës së pastrimit të kanaleve kulluese dhe indiferencës atëherë kur banorët kanë nevojë për to.

Partia Demokratike Dega Vau Dejës, denoncon me forcë këtë situatë të krijuar ndërkohë që është pranë banorëve duke denoncuar çdo aferë korruptive që rëndon në xhepat e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës.

Në dokumentet zyrtare, është e faktuar që për pastrimin e këtyre kanaleve kulluese që përmbytën Vaun e Dejës, bashkia ka shpenzuar me qindra milionë lekë, ndërkohë që në pak orë shi, të gjitha këto para zënë vend në xhepat e pushtetarëve.

237 milion lekë të vjetra janë shpenzuar nga Bordi i Kullimit për pastrimin e kanaleve kulluese në Vau Dejës.

Ndërkohë që vetëm gjatë 3 viteve të fundit, administrata e bashkisë Vau Dejës ka shpenzuar sërish, plot 870 milion lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve për karburant+lubrifikant, karburant ky ku  përfshihet edhe për pastrimin e kanaleve kulluese edhe pse banorëve nuk ju ka vlejtur investimi imagjinar i kryer nga bashkia Vau Dejës.

Janë taksat e banorëve që shkojnë në drejtim të paditur, ashtu siç uji i mori pronën dhe bagëtitë, taksat e tyre përfundojnë në xhepat e që sot kanë zaptuar bashkinë me keqmanaxhim dhe pa asnjë vizion për të ardhmen.

Sot bashkia Vau Dejës është kthyer në grabitëse të taksave ndërkohë që keqmenaxhimi faktohet edhe nga vetë banorët.

Partia Demokratike, fton organet ligjzbatuese të nisin një hetim të menjëhershëm për keqmenaxhimin e taksave  nga bashkia Vau Dejës për pastrimin e kanaleve kulluese.

Etiketa: PDpermbytje

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Sherr në trafik, vritet me thikë i riu shqiptar

Sherr në trafik, vritet me thikë i riu shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Lexo më shumë
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com