GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi i Çuçit/ VOA: Ministri i katërt i Brendshëm që shkarkohet nga Rama, priten…

08:47 - 09/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Çuçit/ VOA: Ministri i katërt i Brendshëm që shkarkohet nga Rama, priten…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama shkarkoi të shtunën ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi, dhe pritet të propozojë në këtë post kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.

Ai nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi arsyet e shkarkimit, madje ashtu si edhe herë të tjera, vlerësoi zotin Çuçi “për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazment Bardhi, e lidhi shkarkimin e ministrit Çuçi me ngjarjet, që ndodhën së fundi në Fushë-Krujë, ku familjarë të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhunuan dy shtetas në një lokal.

Ai shkroi në Twitter se shkarkimi i ministrit Çuçi ishte i merituar, por zoti Rama po e dorëzonte ministrinë e Brendshme në duart e krimit të organizuar, duke lënë të kuptohet se është kundër emrit të ri të propozuar.

“Vetëm në qeverinë e Edi Ramës ndodh që ministrat e Brendshëm të emërohen jo për të luftuar, por për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes“, shënoi Bardhi.

Ndërsa ministri Çuçi theksoi përmes Facebook-ut se për dy vite “punoi në këtë detyrë të vështirë me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.

Po të hënën, krahas propozimeve drejtuar Presidentit për ndryshimin e ministrit të Brendshëm, pritet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të shqyrtohen procedurat e zëvendësimit të deputetit Rraja, i cili dorëzoi mandatin si ligjvënës, pasi djali dhe vëllezërit e tij kryesuan grupin e dhunuesve kundër dy shtetasve në Fushë Krujë.

Pritet që agjendës së kësaj mbledhje t’i shtohet edhe tema e ndryshimeve në qeveri si dhe zëvendësimi i mundshëm i zotit Balla në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar.

Pas ish ministrave të brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Aleksandër Lleshaj, ministri Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste. Pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm zakonisht në Shqipëri ndodhin edhe ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.

 

 

Etiketa: ÇuçiKryesore1shkarkimVOA

Lajme të lidhura

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës
Breaking Views

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës

18:12 - 31/03/26
“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS
Breaking Views

“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

17:23 - 31/03/26
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit
Aktualitet

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Para
Në prag të albumit “You & I”, Rita Ora shfaqet tepër elegante me fustan të bardhë

Në prag të albumit “You & I”, Rita Ora shfaqet tepër elegante me fustan të bardhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës
Breaking Views

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës

18:12 - 31/03/26

Ish-ministri socialist Arben Malaj thotë se po konsideron të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton, nisur...

Lexo më shumë
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës

Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës

17:38 - 31/03/26
“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

17:23 - 31/03/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com