GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi i Metës më 9 qershor, Balla: Kemi një raport prej 100 faqesh

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkimi i Metës më 9 qershor, Balla: Kemi një raport prej 100 faqesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se është rënë dakord që Kuvendi të mblidhet ditën e mërkurë, më 9 qershor, për të shqyrtuar dhe votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Jemi njohur me raportin e paraqitur nga Komisioni Hetimor për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti. Është një raport shumë konsistent, prej rreth 100 faqesh, dhe që natyrshëm deputetët do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar. Në këtë këndvështrim, kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që seanca plenare për shqyrtimin dhe votimin e raportit për shkarkimin e Presidentit të zhvillohet më 9 qershor, ora 10:00. Kemi dakordësuar kohën me kryetarët e grupeve të tjera parlamentare. Kujtoj se është Kushtetua ajo që përcakton mënyrën e zhvillimit të kësaj seance”, tha Balla.

I pyetur se sa besim ka te Gjykata Kushtetuese, e cila do të japë verdiktin final lidhur me shkarkimin ose jo të Metës, numri dy i PS deklaroi se, “Kjo nuk ka të bëjë me mua, as me institucionin e kuvendit. Kushtetuta është shumë e qartë që Kuvendi e përfundon procedurën e tij më 9 qershor dhe pas kësaj date është një institucion tjetër, si Gjykata Kushtetuese, që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë shkelje të rënda kushtetuese, që hyjnë në parashikimet e nenit përkatës për shkarkimin e Presidentit. Nuk do të bëj asnjë koment, deri në momentin që do të shprehet Gjykata Kushtetuese. Na është dashur shumë punë që të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Edhe vendimi për përplasjen Rama-Meta ishte shumë i qartë dhe sqaroi situatën. Vendimi sqaroi se në këtë ndërthurje institucionale është Kuvendi ai që duhet të shprehet për dekretet. Pra, është e drejtë ekskluzive e kryeministrit të propozojë, President mund të verifikojë, por në fund vendos Kuvendi me votë. Duhet të mësohemi që vendimet e gjykatave janë vendime të formës së prerë dhe ato nuk interpretohen nga politikanët”.

Nëse shkarkohet Meta, keni emër gati?
“Kryetari Rama ka qenë shumë i qartë. Ajo që është e nevojshme dhe që duhet të kuptojmë është se PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit aktual si nevojë për të pasur një përfaqësues të vetin në institucionin e presidencës, por iniciativa për shkarkim ka ardhur si nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje. Procedura për zgjedhjet e presidentit të ri do kërkojë kohën e vet, dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re, që do të rikthehet në Kuvend më 9 shtator. Me opozitën e legjislaturës së re do të kemi mundësi që këto çështje t’i adresojmë së bashku“, th Balla.

Etiketa: Ilir Metashkarkimi i MetesTaulant Balla

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com