GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal nga Ballkani/ Koka e organizatës jepte urdhëra nga burgu

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Shkatërrohet grupi kriminal nga Ballkani/ Koka e organizatës jepte urdhëra nga burgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Europol njoftoi sot se janë arrestuar 37 anëtarë të një grupi kriminal shumë të dhunshëm nga Ballkani Perëndimor, i cili merrej kryesisht me kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën.

Sipas raportimeve, nga 37 të dyshuar, 15 janë arrestuar në bastisjet e djeshme, të cilat u kryen njëkohësisht në të gjithë Kroacinë, Slloveninë, Bosnje-Hercegovinën, Holandën, Italinë, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Veprimet janë koordinuar nga posta komanduese në Zagreb, me mbështetjen e oficerëve të Europolit të dislokuar në terren.

Grupi drejtohej nga një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, i cili aktualisht po vuan dënimin me katër vite burg në Itali.

Ai vazhdoi të organizonte veprimtari kriminale nga qelia e tij e burgut, nga ku besohet se jepte rregullisht urdhra dhe udhëzime për vartësit e tij.

Gjatë bastisjeve, ndër të tjera u sekuestruan 148 mijë euro para të gatshme, 18 armë zjarri, mes tyre dy automatikë dhe 2512 copë municione.

Gjithashtu, janë sekuestruar 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, tre kilogramë amfetaminë, shtatë kilogramë marijuanë dhe 10 kilogramë hashash.
Ky aksion ndërkombëtar pasohet nga një hetim kompleks i udhëhequr nga Administrata Kryesore e Policisë Kroate, në kuadër të Grupit Operativ “Karteli Ballkanik”, thuhet në njoftimin e Europol.

Europol ka krijuar më parë Grupin Operativ të Punës “Balkan Cartel”, i cili mbledh së bashku hetues nga e gjithë Evropa dhe bota, për të trajtuar në mënyrë efektive kërcënimet që vijnë nga ky rajon. Në kuadër të punës së këtij grupi, së fundmi në Serbi u shpërbë organizata më e madhe e trafikut të drogës në Ballkan.

Etiketa: BallkanEUROPOLoperacion

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Para
Habit këngëtarja shqiptare: Më fejuan 13 vjeçe, u bëra nënë 15-vjeçare

Habit këngëtarja shqiptare: Më fejuan 13 vjeçe, u bëra nënë 15-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com