GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shkëlqimi dhe rënia e Rusisë/ Ja nga do e marrë goditjen kryesore

12:54 - 09/03/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkëlqimi dhe rënia e Rusisë/ Ja nga do e marrë goditjen kryesore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën ka sjellë më shumë dëmtim e sesa fitime për shtetin rus. Të shumta kanë qenë ato shtete që i kanë kthyer shpinën Rusisë, duke mos rënë dakortë me sulmin që ndërmori.

Një numër gjithnjë e në rritje biznesesh perëndimore po ndalin operacionet e tyre në Rusi. Goditja kryesore për ekonominë ruse ka gjasa se do të vijë nga industria jetike e karburantit dhe gazit.

Ben van Beurden, drejtori ekzekutiv i kompanisë Shell Oil, me seli në Britani, kërkoi ndjesë të martën për blerjen e naftës kudo nga Rusia javën e kaluar, dhe tha se kompania do t’u japë fund të gjitha operacioneve në Rusi, përfshirë ato për gazin natyror.

Edhe kompania tjetër britanike BP njoftoi në fillim të javës së shkuar se po tërhiqte investimin e saj prej 14 miliardë dollarësh nga kompania shtetërore ruse e karburantit dhe gazit, Rosneft.

Kompanitë japoneze të prodhimit të makinave, Toyota dhe Nissan, kanë njoftuar se synojnë të pezullojnë prodhimin në fabrikat e tyre në qytetin port Shën Pjetërburg dhe se do t’i japin fund të gjithë eksportit të makinave drejt Rusisë. Një tjetër kompani japoneze, Honda, ka ndalur të gjitha eksportet drejt Rusisë, përfshirë motoçikletat dhe motorët.

Një tjetër kompani prodhuese që po ndërpret lidhjet me Rusinë është gjigandi i aviacionit me qendër në SHBA, kompania Boeing, e cila ka pezulluar blerjen e titaniumit që përdoret për prodhimin e avionëve.

Të martën, kompania e ushqimit fast-food McDonald’s njoftoi se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet e saj në Rusi, duke shtuar se do të vazhdojë të paguajë 62 mijë personat që ka të punësuar atje.

Po të martën, gazeta The New York Times njoftoi se po tërheq gazetarët e saj nga Rusia, si reagim ndaj një ligji të ri që vendos dënime me burg për ato që qeveria i quan “lajme false”. Rrjeti britanik BBC, kanali Bloomberg dhe media të tjera tërhoqën stafin e tyre javën e kaluar. Në sektorin e veshjeve, kompania legjendare e xhinseve amerikane Levi Strauss njoftoi të hënën se po pezullon shitjen e produkteve të saj dhe po i jep fund të gjitha investimeve të reja në Rusi, duke thënë se objektivat e biznesit “janë qartësisht dytësore përkundër vuajtjeve njerëzore që po përjetojnë kaq shumë njerëz”.

Kompania Levi Strauss tha se do të dhurojë 300 mijë dollarë për të mbështetur përpjekjet humanitare në Ukrainë të drejtuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit dhe organizata CARE. Edhe kompanitë e shërbimeve financiare po i ndërpresin marrëdhëniet.

Kompanitë e kartave të kreditit, Visa dhe Mastercard, së bashku me kompanitë e pagesave PayPal, njoftuan javën e kaluar se po pezullonin operacionet në Rusi. Kompania rivale American Express njoftoi më 1 mars se po pezullon bashkëpunimin me partnerët bankarë rusë. Kompania amerikane Vanguard, firma kryesore e investimeve në botë, thotë se i ka dhënë fund investimeve në Rusi dhe po punon për të tërhequr të gjitha fondet e saj.

Edhe kompanitë teknologjike dhe të industrisë së argëtimit po i kthejnë shpinën Rusisë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Kompania amerikane Netflix ka pezulluar të gjitha shërbimet në Rusi dhe po u jep fund të gjitha projekteve të ardhshme dhe blerjeve të reja. Ndërkohë, gjigandët e Hollivudit, kompanitë Ëarner Brothers, Disney dhe Sony Pictures, kanë shtyrë shfaqjen në Rusi të filmave të tyre të rinj. Kompania Apple ka bllokuar aplikacionet e kanaleve ruse RT Neës dhe Sputnik Neës, ndërsa kompanitë Google dhe TikTok kanë bllokuar nga platformat e tyre kanalet e mediave shtetërore ruse. Gjithashtu, kompania Apple ka ndalur shitjen e telefonave iPhone dhe të paisjeve të tjera në Rusi. Kompania amerikane e prodhimit të kompjuterave Dell Technologies ka pezulluar shitjen e produkteve të saj në Rusi dhe Ukrainë.

Vendimi u ndoq dhe nga tre kompani të tjera amerikane: Starbucks dhe PepsiCo dhe Coca-Cola, të cilat pezulluan aktivitetet në atë vend. Kompania e ushqimit të shpejtë do të vazhdojë të paguajë paga për 62 000 punonjësit e saj, si dhe për furnitorët.

 

Etiketa: ekonomirenieRusishtete

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje

17:15 - 25/12/25
Para
“Nafta po shkon 300 lekë”, Tabaku: Rama ka rritur taksat, qeveri e oligarkëve

“Nafta po shkon 300 lekë”, Tabaku: Rama ka rritur taksat, qeveri e oligarkëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com