GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkolla në gjendje skandaloze, Gorrea hedh 920 mln lekë për palestrën

11:57 - 08/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkolla në gjendje skandaloze, Gorrea hedh 920 mln lekë për palestrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea harxhon lekët për të ndërtuar një palestër në shkollën me mure të plasaritura dhe nxënësit nuk kanë ngrohje. Në muajt e fundit,  Gijotina.com ka publikuar disa procedura abuzive të bashkive që po shfrytëzojnë projektet për shkollat duke përfituar nga fondet dhe duke lënë nxënësit pa mësim, sepse vetëm në Shqipëri ndodh që punimet të fillojnë në mes të dimrit.

Këtë radhë e kemi fjalën për abuzimin me fondet e shkollës në Remas të Divjakës. Më datë 7 dhjetor 2023, Gorrea ka firmosur tenderin me objekt “Rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë anësore dhe ndërtim palestre në shkollën e mesme të bashkuar Remas”.

Bëhet fjalë për shkollën që ndodhet në foto më poshtë.

Është një shkollë e vogël ku nga klasa e parë deri në klasën e 12 mësohet në të njëjtën godinë. Nuk ka ngrohje, ka akoma pllaka të vjetra, mure të plasaritur. Por, kryetari Gorrea nuk i sheh këto, por bën një shpenzim të çmendur prej 920 milionë lekësh ku pjesa e luanit shkon për të ndërtuar një palestër.

Sigurisht fondi në raport me punën që do të bëhet është një përfitim i lartë për kompaninë që e merr përsipër. Prandaj, për këtë tender kanë aplikuar 18 firma me oferta të niveleve të ndryshme. Por, sikur ndodh rëndom, Gorrea ka shkuar tek oferta më e shtrenjtë. Ai ka vepruar ashtu si edhe kolegët e tij: 17 firma i ka skualifikuar që në fazën e parë, edhe pse 7 prej tyre kishin propozim shumë më të lirë se fituesi dhe më ekonomike se fondi limit i vendosur në dispozicion.

Epo shmangia e konkurrencës është skema që përdor Gorrea për t’ia dhuruar këtë tender firmës “2N” me pronar Namik Shahinin – 100%. Një emër i dëgjuar ky për projekte të tilla, ku në fund puna bëhet me cilësi të dobët.

Për këto shkelje që renditëm, prokurimi është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data, duke treguar riskun e korrupsionit.

Por, historia me këtë tender qëndron më thellë. Kjo aferë ka qenë e porositur nga ish-kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi. Ky i fundit ka qenë kryebashkiak deri në muajt e parë të këtij viti, por në zgjedhjet e 14 majit, PS nuk e prezantoi më si kandidat.

Rilindja e shmangu këtë figurë për shkak të akuzave se Kokoneshit ishte marrë me trafik prostitucioni në Itali, e më pas u pasurua me përvetësime nga tenderët e parregullt. Çuditërisht Gorrea po çon deri në fund porosinë e kolegut paraardhës.

Në këtë pikë prindërit kanë një pyetje, përderisa plani qenka bërë që në fillim të vitit, pse nuk u zhvillua tenderi përpara sezonit veror?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDivjakeJosif Gorreared flagtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Besnik Mustafaj: Struktura si PS-ja përpiqen ta njollosin 8 Dhjetorin

Besnik Mustafaj: Struktura si PS-ja përpiqen ta njollosin 8 Dhjetorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com