GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkollat kthehen në vend krimi, plagoset nxënësi në Tiranë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkollat kthehen në vend krimi, plagoset nxënësi në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër shkollë në Tiranë është kthyer në vend krimi teksa një nxënës 14-vjeç është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Bregut të Lumit. Sipas policisë, konflikti mes dy 14-vjeçarëve me njeri-tjetrin në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova” ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës ‘Kolë Jakova’ 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi këtë të martë Policia e Tiranës.

Që prej nisjes së vitit të ri shkollor, ngjarja e së hënës shënon krimin e disatë me të plagosur që ndodh brenda shkollave.

Gati dy javë më parë, policia raportoi se një nxënës 18-vjeçar u plagosur me thikë në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” në Fushë-Krujë, në vazhdën e një konflikti me një bashkëmoshatar.

Ndërsa në Shtator, Policia raportoi për një plagosje me mjet prerës së një nxënësi 15-vjeçar gjatë një konflikti në oborrin e shkollës private “Mrekullia” në kryeqytet.

Që prej nisjes së vitit shkollor, Policia ka shpërndara në disa raste njoftime për rritjen e prezencës në institucionet arsimore me qëllim shtimin e sigurisë. Pavarësisht kësaj, krimet kundra jetës, si plagosjet me armë të ftohta, vijojnë të ndodhin.

Etiketa: Kryesore1PlagosjeShkolla

Lajme të lidhura

Breaking Views

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor
Breaking Views

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26
U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi
Aktualitet

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

15:23 - 24/11/26
Para
“Sterilizimi”/ Vokshi: Rama e lëshoi edhe hajdutin 2-metrosh, por jo Vilma Nushin

"Sterilizimi"/ Vokshi: Rama e lëshoi edhe hajdutin 2-metrosh, por jo Vilma Nushin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26

Oerd Bylykbashi ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26
Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

15:48 - 24/11/26
U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Spiropali: Do flas në konferencë për shtyp nga Kuvendi

15:23 - 24/11/26
Alimehmeti: Rama synon përçarjen e opozitës në Tiranë, partitë të dalin me një kandidat të përbashkët!

Alimehmeti: Rama synon përçarjen e opozitës në Tiranë, partitë të dalin me një kandidat të përbashkët!

15:14 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com