GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkreli i Vaut të Dejës i fal tenderin 526 MLN lekë mikut të vet

11:54 - 11/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkreli i Vaut të Dejës i fal tenderin 526 MLN lekë mikut të vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, po nxiton të zëvendësojë lekët e harxhuara gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit 2023. Për këtë po shfrytëzon tenderët e infrastrukturës, disa punë publike të premtuara edhe gjatë fushatës.

Më datë 10 tetor 2023, Shkreli ka nënshkruar kontratën e tenderit me objekt “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht ne zone informale qe janë ne proces legalizimi ,ne zona banimi me mungese shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj ose ku këto shërbime janë te papërshtatshme”. Është një tender i madh, ku janë prokuruar 526 milionë lekë.

Fiton oferta 100 milionë lekë më e shtrenjtë

Tenderi  në fjalë është zhvilluar totalisht në shkelje të ligjit mbi prokurimet. Menjëherë bie në sy “Flamuri i Kuq” që i është vënë këtij tenderi nga Open Data Albania, për abuzimet e konstatuara. Kjo shenjë tregon risk të lartë korrupsioni nga zyrtarët.

Në fakt, janë paraqitur 10 oferta për këtë tender, ku 5 prej tyre ishin shumë më të lira së ajo fituese. Konkretisht shohim se kompania fituesë është “LODI CONSTRUCTION” me ofertë rreth 500 milionë lekë, ndërsa 5 ofertat të tjera variojnë nga 410 milionë lekë deri në 460 milionë lekë, pra të paktën 100 milionë lekë më lirë se fituesi.

Kjo procedurë shkakton dëm direkt në buxhetin e shtetit. Shto pastaj faktin që “LODI CONSTRUCTION, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë, e ka përfituar këtë kontratë pa lodhje fare, sepse nuk ka pasur konkurrent përballë.

Të gjitha ofertat e tjera, edhe ato me vlerë më ekonomike, u skualifikuan nga gara automatikisht dhe procesi vazhdoi vetëm me firmën “LODI CONSTRUCTION”, duke shkelur pikën për konkurrencën së ndershme që garanton ligji i prokurimeve.

Kështu për ca gërmime, tuba e beton që do të vendosë në këtë zonë, kryebashkiaku Shkreli iu merr 526 milionë lekë qytetarëve dhe ja jep kompanisë “LODI CONSTRUCTION”, në pronësi të  Lazer Letjajt.

Ku shkojnë paratë?

Kompania nga Vau i Dejës “LODI CONSTRUCTION” është krijuar në vitin 2017, por hovin financuar e ka në 2022, kur ka pasur një xhiro prej 422 milionë lekësh. Kompania ka përfituar 8 kontrata për punë publike kryesisht në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku edhe herë të tjera ka marrë tenderë duke u favorizuar nga veprimet abuzive të zyrtarëve.

Kështu, pas zgjedhjeve, Shkreli i firmosi Lazerit pa garë kontratën për ndërtimin e palestrës së shkollës “Ndre Mjeda”, që e ka fondin limit 1.8 miliardë lekë. Sakaq, firma bashkëpunëtore në këtë tender “ALKO-IMPEX General Construcion” është edhe më e njohur. Ajo është në pronësi të Arbër Abazit, por pas saj qëndron ish-deputeti Sadri Abazi, i cili ka lidhje të forta me institucionet. Pra, miqësia me krybashkiakun është forcuar me tenderë të fituar pa garë.

Kryebashkiaku me të kaluar të errët në Itali

Ndërkohë, Shkreli ia paska hedhur paq akuzave se ai ka fshehur dënimin nga shteti fqinj Italia. Prej muajsh u fol se Shkreli sipas ligjit duhej të rrezikonte mandatin sepse ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Pasi lajmi bëri bujë, Shkreli u justifikua duke thënë se kur plotësoi formularin nuk e pa të arsyeshme ta tregonte dëbimin e tij në Itali.

“Pas konsultimeve me avokatin tim, vendosa ta shënoj në formularin e dekriminalizimit arsyen përse policia italiane më riktheu në Shqipëri 16 vite më parë. Ndryshe nga para dy 2 vitesh, kur po garoja për deputet, unë nuk e pash të arsyeshme që t’a deklaroj duke qenë se nuk është aspak një shkelje e ligjit”, shprehej ai në maj të këtij viti.

 

Lexo edhe: Salianji nga Vau i Dejës: Nuk mbahet pushteti me tritol

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimred flagShkrelitenderVau i Dejes

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ikona e muzikës Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në skulpturë

Ikona e muzikës Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në skulpturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com