GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkrihet Rithemelimi, Kryesia e re e PD-së merr drejtimin e partisë

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Ankimimi i Alibeaj, Rithemelimi kallëzon penalisht kreun dhe kancelarin e gjykatës së Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë ndërkohë Komisioni i Rithemelimit ka pushuar së funksionuari.

Ky Komision u ngrit nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i mbajtur në Air Albania, ku u vendos shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar i PD, si dhe forumeve drejtuese të kësaj partie, si edhe Sekretariatin.

Për drejtimin e Partisë Demokratike u vendos ngritja e një Komisioni i cili u pagëzua me emrin “Rithemelim”, ndërsa pjesë e tij ishin 29 anëtarë. Nga momenti i miratimit, ky Komision mori vendimet në emër të PD-së, përfshirë këtu edhe thirrjen e Kuvendit të 30 prillit, apo organizimin e atyre që u konsideruan primare për zgjedhjen e 6 kandidatëve për Bashkitë ku me 6 mars u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ishte po Komisioni i Rithemelimit që i paraqiti Këshillit Kombëtar listën me 47 emrat e kandidatëve për 20 vendet e kryesisë së kësaj partie.

Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa mungonin rreth 30 deputetë që janë pozicionuar si mbështetës të Enkelejd Alibeajt, ose si një grupim asnjëanës.

Edhe pse ishin anëtarë të rithemelimit emrat si Genc Pollo, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Çlirim Gjata, nuk rezultuan fitues, teksa edhe i rikthyeri në PD Arben Imami nuk u bë pjesë e kryesisë.

Dy nënkryetarët e PD dhe sekretari përgjithshëm e sekretariatet do të zgjidhen në vijim nga Këshilli Kombëtar, ndërkohë që kryetari i PD Sali Berisha, Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar si dhe drejtuesit e Forumit Rinor dhe Lidhjes Demokratike të gruas sipas statutit janë automatikisht pjesë e kryesisë.

Etiketa: Kryesia e reshkrihet rithemelimi

Lajme të lidhura

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26
“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë
Aktualitet

“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

08:52 - 13/11/26
Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Para
Anëtarësimi në EUSAIR merr dritën jeshile, Kosova “kthen sytë” nga Kroacia

Anëtarësimi në EUSAIR merr dritën jeshile, Kosova "kthen sytë" nga Kroacia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet...

Lexo më shumë
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

10:10 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com