Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa pritet që policia të dalë me një version zyrtar të ngjarjes. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
Discussion about this post