GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

23:12 - 09/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armand Shkullaku e konsideron kryeministrin Edi Rama “një diktatoruc”, që kërkon të duket se bën vepra të mëdha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se satelitët që ka kontraktuar qeveria shqiptare dhe po i paguan 6 milionë euro, janë një shembull se si kryeministri kërkon të duket se bën punë të mëdha por që në thelb janë qesharake.

Deklarata

“Po të dëgjosh Ramën, pas 32 vitesh, fajin nuk e ka më Saliu por sateliti. Ai thotë se nga ky moment merr fund krimi, korrupsioni dhe mungesa e barazisë para ligjit. Ky ose ka humbur çdo lloj kontakti me realitetin, ose është bindur se nuk ka njerëz përballë por ka dele.

Nuk ka shqiptar, që ta bindësh se pasi ngrihen nëntë kate pa leje, të thuash ky është mister. Ne e shikojmë përditë… Të hash drekë te Irfani dhe pastaj të thuash, na qenka pa leje.

Nuk ka mundësi, që Guardia di Finanza, sillte pamje falas për kanabisin, por Edi Rama thoshte kanabisi është luftuar në 99% të territorit. Tani thotë kemi hedhur satelitët dhe do të bëjmë namin. Kjo është pjesa që ka edhe qesharaken brenda.

Dalim te pjesa serioze. Përveçse është papërgjegjshmëri e shpërdorimit të parasë publike, është edhe megallomani që është tipar i diktatorucëve, që duan të mburren me gjëra të mëdha, satelitë, porte jahtesh, gjigandizma, kulla, etj. Ndërkohë, njerëzit thonë, për kë vend po flet? Për një vend, sic tha zonja Hafizi, që po mbyllen universitetet sepse nuk ka më njerëz? SHBA investon te njeriu sepse është investimi më rentabël. Ne këtu kemi vetëm kulla dhe budallallëqet e Edi Ramës.

Satelitë, porte, aeroporte, janë megallomani e diktatorëve, ndërkohë që jemi në gjendje ku thërret qameti, me spitalet. Nuk investohet te njerëzit, te cilësia e arsimit, të hapen vende pune për të rinjte sepse po ikin. Çfarë na duhet ne sateliti, kur këtu po ikin njerëzit?

Sot në një telefon, ke trafikun dhe e sheh në kohë reale. Është megallomania, Albania 1 dhe Albania 2. Ky tani, pasi mësoi edhe Evropën se cfarë duhet të bëjë, po na ngre edhe emrin e Shqipërisë lart ë më lartë”, tha Shkullaku.

Etiketa: armand shkullakuEdi Rama

Lajme të lidhura

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Kush ishte personi i parë që zbuloi megavjedhjen në Tiranë

Kush ishte personi i parë që zbuloi megavjedhjen në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com