GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkullaku: Tirana peng i Ramës dhe Veliajt

21:48 - 03/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i PD-së/ Armand Shkullaku: Nuk e arriti objektivin kryesor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Armand Shkullaku është shprehur se Tirana është një kaos total.

“Tirana është një kaos total, që edhe për tu pastruar, pastrohet në mënyrë korruptive. Ne sot paguajmë lekë për ti dërguar plehrat në incenerator, por në fakt nuk e kemi këtë shërbim”, tha Shkullaku gjatë debatit në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

“Tiranës, gjatë qeverisjes Rama-Veliaj i është bërë krimi më i madh që mund ti jetë bërë ndonjë qyteti në historinë e Europës. Tirana nga Rama dhe nga Erion Velaij në tentativë, është parë si plaçkë lufte për të kapur postin kryeministrit. Gjithçka, gjithë resurset e Tiranës janë përdorur në mënyrë barbare për interesa të një individi të vetëm, herë të Ramës dhe herë të Veliajt. Imagjinoni, 1 mln njerëz janë peng i tekave, fushatave dhe propagandës së këtyre dy njerëzve. Duhet të themi se bëjmë teatër modern, duhen ca lek për biznesmenin Fusha, prishet identiteti historik i kryeqytetit. Dhe ky është krimi numër dy mendoj unë, krimi më i madh që i është bërë Tiranës është shkatërrimi i identitetit. Kemi një kullë me stadium, ke një teatër që nuk ekziston më. Tirana, qyteti me 1 milionë banorë, sot nuk ka asnjë kinema.   Duke mos pasur këtë identitet që them unë, njerëzit nuk i lidh më asgjë me qytetin, nuk kanë më rrënjë, nuk kanë më gjë për të treguar, dhe ikja, e braktisja është normale, siç po ikin në periferi apo dhe jashtë, ku nënat kanë ku dalin me karrocë, apo ku mund të shëtisësh.

Sot jemi në një qytet që nuk ka impiante moderne të filtrimit dhe pastrimit të ujërave të zeza. Sot kemi kulla me dendësi të Manhatan dhe poshtë kanalizimet janë të kohës së Enver Hoxhës. Ne kemi sot rrugë që hapen, ndërtohen me paratë e qytetarëve dhe pas 6 muajsh hapet prap se nuk janë futur kabujt. Tirana është një kaos total, që edhe për tu pastruar, pastrohet në mënyrë korruptive. Ne sot paguajmë lekë për ti dërguar plehrat në incenerator, por në fakt nuk e kemi këtë shërbim. Tirana ka edhe një problem kryesor mendoj unë. Sot Tirana, shumë ndryshe nga kryeqytetet në Europë nuk prodhon shkencë, dije, argëtim për të rinj, kreativitet. Por deri tani jo, këtu prodhohet vetëm konsum, kafe, zyra me qira, llaç”, tha Shkullaku.

Etiketa: armand shkullakuEdi RamaErion VeliajTirana

Lajme të lidhura

Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias
Aktualitet

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet
Aktualitet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:04 - 08/04/26
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim
Aktualitet

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
Para
Gjithçka që duhet të dini rreth dismorfofobisë

Gjithçka që duhet të dini rreth dismorfofobisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias
Aktualitet

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka dhënë pafajësi për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga...

Lexo më shumë
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:04 - 08/04/26
Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com