GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shkupi e Tirana na urrejnë”, Bullgaria bllokon konferencën ndërqeveritare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkupi e Tirana na urrejnë”, Bullgaria bllokon konferencën ndërqeveritare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bullgaria do të vazhdojë të mbajë qëndrim mohues sa i takon procesit të Integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen nga presidenti i rikonfirmuar në detyrë Rumen Radev, i cili ka folur shkurtimisht pas fitores së mandatit të dytë duke thënë:

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”.

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i “GERB”-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin e sapo zgjedhur në një mandat të dytë Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj, por edhe Shqipërinë.

“Nga vendi më i preferuar në Ballkan Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë” tha ai.

Por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Shkupi dhe Tirana pasohen me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok.

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

Megjithatë pavarësisht deklaratës së Presidentit të sapo zgjedhur në mandatin e dytë, fjalën e fundit e ka qeveria e re bullgare që pritet që të formohet.

Etiketa: BullgariaKryesore1shqiperise

Lajme të lidhura

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Para
Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kanada

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kanada

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26

Gjatë marshimit të protestës së 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur para Drejtorisë së Policisë së...

Lexo më shumë
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com