GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shokuese në Berat, daja përdhunon 8- vjeçarin, monstra kapet në kufi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokuese në Berat, daja përdhunon 8- vjeçarin, monstra kapet në kufi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj të miturve është shënuar në vend, ku daja akuzohet se ka përdhunuar nipin. Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzuesin Belul Kokllari, i cili deri paraditen e kësaj të premteje endej i lirë, derisa është kapur nga policia në pikën kufitare të Morinës. Monstra e radhës akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8- vjeçar nga Berati.

Ka qenë vetë fëmija, që i shoqëruar nga nëna e tij ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat 2 javë më parë dhe në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënën ka deklaruar se daja e ka përdhunuar. Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Burimet zyrtare pranë DVP Berat bëjnë me dije se, pas denoncimit të bërë nga fëmija është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar. Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri, për të ardhur tek motra që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8 vjeç në lagjen “28-Nëntori”. Sipas policisë, ai po kthehej në Shqipëri për një çështje gjyqësore të mbartur dhe për të kaluar disa ditë në shtëpinë e motrës.

Sapo ka mbërritur në Morinë, ai është vënë në pranga dhe është transferuar direkt në IEPV Berat, pasi ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shkak se vepra penale për të cilën është akuzuar është konfirmuar zyrtarisht nga mjekësia-ligjore.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1 vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve. Kosovari Belul Kokollari u dënua asokohe me 4 muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës. Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qenë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra. Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimin e marrë në vitin 2020.

Etiketa: arrestimeKryesore1perdhunim

Lajme të lidhura

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
Tragjedia në Kanalin Anglez, mes viktimave një grua shtatzënë dhe 3 fëmijë

Tragjedia në Kanalin Anglez, mes viktimave një grua shtatzënë dhe 3 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com