GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shoqëria Civile- qeverisë: Anuloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dëmton Lagunën e Nartës

18:41 - 25/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shoqëria Civile- qeverisë: Anuloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dëmton Lagunën e Nartës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

20 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare kanë dalë kundër planit të qeverisë për ndërtimin e projektit.  Përmes një kërkesë zyrtare ato i kanë kërkuar qeverisë të anulojë projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Vjosë-Nartës. Sipas tyre, ndërtimet do të bëhet brenda zonës së mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe është e njohur ndërkombëtarisht si “Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin”.

Në këtë kërkesë, organizatat evidentojnë se studimi për ndëtimin e aeroportit nuk është bërë në mënyrën e duhur, ka mungesë trasparence dhe shumë boshllëqe.  “Organizatat e shoqërisë civile mjedisore dhe ekspertet deklarojnë kundërshtinë ne lidhje me vendimin e paligjshëm të KKT-së referuar lejes së zhvillimit të aeroportit të Vlorës si dhe gjejnë me vend të shprehin kundërshtinë ndaj studimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të projektit të Aeroportit të Vlorës.

Raporti i Vleresimit të Ndikimit ne Mjedis (VMN-së) se projektit te Aeroportit te Vlores eshte nje analize jo profesionale, jo shkencore dhe qartazi klienteliste e abuzive per te justifikuar vendimmarrjen jo-transparente dhe jo-ligjore te ndërtimit te aeroportit ne brendësi te Zones se Mbrojtur Vjose-Narte.

Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe të vazhdueshme të organizatave të shoqërisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare për anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në brendësi të Zonës së Mbrojtur “Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë”, qeveria e Shqipërisë ende nuk është tërhequr nga ky plan destruktiv për natyrën e vendit tonë. Së fundmi, është bërë publike përmbledhja jo-teknike e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt”, thuhet në kërkesë.

Ndër të tjera, Shoqëria Civile është shprehur kundër edhe një raporti të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis ku thotë se ai është abuziv, pasi favorizon ndërtimin e aeroportit. Përmes një shkrimi në faqen zyrtare Organizatat e shoqërisë civile mjedisore renditin arsyet përse nuk bien dakord me ndërtimin e aeroportit në këtë zonë të mbrojtur.

“Nuk është marrë në konsideratë fakti që zona ku do të ndërtohet aeroporti është Zonë e Mbrojtur e kategorisë së V-të (Peizazh i Mbrojtur) dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar për ruajtjen e natyrës.  Nuk është marrë në konsideratë fakti që zona në fjalë është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare ekologjike dhe mbrohet nga konventa të cilat vendi ynë i ka ratifikuar.

Nuk është marrë në konsideratë fakti që vendimmarrja prodhon reaksion ndërkombëtar që ndikon negativisht prioritete të tjera kombëtare të Shqipërisë, ndër më madhoret sikundër është rasti i aspiratës për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kjo si pasojë e dhunimit të legjislacionit të Bashkimi Evropian për Ruajtjen e Natyrës i cili është transpozuar në masë rreth 90% në kuadrin ligjor vendas si dhe për dëmtimin në nivele domethënëse të trashëgimisë së përbashkët natyrore të Europës.

Nuk është marrë në konsideratë prishja e imazhit të vendit nga ky investim dhe goditja e turizmit natyror të qëndrueshëm me potencial të lartë zhvillimi në Shqipëri. Nuk është marrë në konsideratë përdorimi sipërfaqes në fjalë për veprimtari të tjera ekonomike që ndodhin aktualisht në zonë dhe që janë me potencial zhvillimi në të ardhmen. Nuk janë marrë në konsideratë faktorët e katastrofave natyrore, si psh. përmbytjet, për të cilat zona në fjalë është tejet e ndjeshme dhe do të përkeqësohet në të ardhmen në bazë të projeksioneve për rritjen e nivelit të detit”, thuhet në kërkesë. Ndërsa në mbyllje thuhet se të gjitha organizatat do të vazhdojnë me kërkesën e tyre derisa qeveria të reflektojë.

Etiketa: aeroportkerkeseVlore

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Bajerni piketon pasuesin e sulmuesit Levandovski

Bajerni piketon pasuesin e sulmuesit Levandovski

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com